Gjatë fjalës së tij në seancën e sotme në Kuvend, kryeministri Edi Rama, u përpoq ti bënte vetes një mbrojtje të dëshpëruar, përball fakteve të opozitës dhe dështimit në kancelaritë europiane.
Pas një fjalimi të fuqishëm të kryedemokratit Basha, dhe pretencës së ish-kryeministrit, Sali Berisha, mbi kapjen e shtetit nga mafia dhe narko-mafia, Rama u mundua që të gjejë me dëshpërim justifikimin, duke përdorur në këtë situatë si alibi edhe emrin e ambasadorit Amerikan, Donald Lu.
Por kjo nuk është hera e parë kur kryeministri Rama, ngrihet e flet në kuvend pas “rrebesheve” me fakte e dosje të opozitës, duke i fajësuar këta të fundit se me akuzat e “fabrikuara” dhe me “baltën” po dëmtojnë imazhin e Shqipërisë përpara BE-së.
Madje kjo nuk është as hera e parë kur Rama fshihet si “pas gishtit”, pas emrit të Ambasadorit të SHBA-ve, si dhe ambasadores së BE-së, Vlahutin, e cila njohët si bashkëpunëtore e tij.
Ky ishte një abuzim i përsëritur jo vetëm në këtë fjalim por edhe në të tjerë. Ku Rama i përdor deklaratat ose reagimet e ambasadorëve të huaj si një koperturë mbrojtëse.
Por në fjalimin e fundit Rama u mundua që të bënte një avokati të dështuar fakteve më të fundit, duke e degraduar retorikën e tij që kaloi si shpesh në fjalimet e fundit në folklorizma.
Kryeministri Rama, i ndodhur në një situatë të dëshpëruar politike ku i mungon avokatura nga personalitete dhe institucione të rëndësishme, të vetmin avokat që i ka mbetur sidomos përball ndërkombëtarëve është Presidenti turk, Erdogan, por edhe ai duket se nuk mund ta nxjerrë e shpëtojë më nga dështimi me negociatat me BE-në./55news.al/