Një takim mjaft i rëndësishëm është duke u zhvilluar aktualisht jashtë vëmendjes së mediave në një prej hoteleve më të njohura të kryeqytetit.
Ambasadori amerikan, Donald Lu, ka takuar në një kafe informale në “Rogner”, ish-ministrin e Drejtësisë, Ylli Manjani.
Ky i fundit i njohur për kritikat e tij ndaj reformës në drejtësi, duket se rezervat do t'ia paraqesë në këtë takim, atij që mund të thuhet se konsiderohet si “kumbari” i reformës dhe Vetting-ut, Ambasadorit Lu.
Në takim duket se përveç çështjeve mbi reformën në Drejtësi, do të diskutohen edhe pika të tjera me rëndësi të ditëve të fundit, si çështja “Tahiri”, ndryshimi dhe riemërimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve, apo edhe pika të tjera.
Ndërkohë Manjani mbetet një kritik i zëshëm i qeverisë në rrjetet sociale.
Para takimit ai ‘thumbonte’ qeverinë për sulmet e saj ndaj deputetëve të huaj.
STATUSI I MANJANIT:
"Deputetët e parlamenteve të vendeve të BE janë problemi!!!
Ku ka si parlamenti ynë?!
Deputetë me të shkuar kriminale; pa shkollë ose me diploma fallco; parellinj tenderash e grabitës tokash; mallistë e kanabistë; hajdutë e grabitës votash; lehës në mbrojtje të çdo pisllëku; kalamaj e pazarxhinj; njerëz pa integritet…
Këto janë cilësitë e deputeti që meriton lavdet e Kryeministrit dhe Rilindjes.
Kush nuk i ka këto cilësi është armik!
O pika Rilindjes"./55news.al/