Mark Frroku u arrestua në vitin 2015 për fshehje pasurie, ndërtim pa leje dhe pastrim parash. Ai u dënua nga Gjykata e Apelit me 7.5 vite burg.
Që prej arrestimit të tij, ambasadori amerikan e ka konsideruar Frrokun si një nga politikanët e inkriminuar që kishin arritur të hynin në parlament.
Pak ditë më parë, në një takim me OJQ-të, Lu e përmendi sërish Frrokun, teksa theksoi rëndësinë e gazetarëve në procesin e identifikimit e personave me rekorde kriminale.
“Deri tani organet e drejtësisë penale kanë dështuar ndaj grupeve penale. Shqipëria ka një problem me lidhjen mes grupeve kriminale dhe politikanëve. Shqyrtoni rastet e Mark Frrokut, Elvis Rroshit, Arben Ndokës dhe Gentian Muhameti. Ky problem ka pllakosur politikën shqiptare që nga rënia e komunizmit. Asnjë nuk është mbi ligjin. Ju thoni “peshku i madh e ha të voglin”, për një herë të vetme në Shqipëri, le të hamë peshkun e madh”