Ish ministri i PD-së Besnik Mustafaj, i ftuar në studion e News24, teksa ka komentuar vendimin për shkarkimin e Besim Hajdarmatajt, nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, tha se kryeprokurorja e përgjithshme, po emëron shoqet e saj.
“Prokurorja Arta Marku po bën një gjë që është e papajtueshme me frymën që presupozohet se duhet të fus reforma në drejtësi, nj klientelizëm shumë të madh duke emëruar shoqet e saj, të njohura si mikesha të saj personale, pra njerëz që ka lidhje emocionale më të fortë se kolegët e tjerë. Kjo gjë e zhvlerëson parimërinë e këtyre lëvizjeve.
Arsyeja tjetër lidhet me rezultatet që ka pasur prokurorja që ka zëvendësuar Hajdarmatajn. Ekstradimi që ishte kundër interesave të Tahirit. Kjo zonjë më e pakta është profesionalisht e paaftë për të mbajtur barra të mëdha”, tha Mustafaj ndër të tjera.