Deklarata e Kumbaros një gënjeshtër e madhe

E Enjte, 10 May 2018 18:30

Ministrja e Turizmit, Mirela Kumbbaro ka gënjyer të gjithë qytetarët duke thënë se numri i turistëve të trashgimisë kulturore është rritur me 91% nga viti i kaluar.

“Numri i turistëve në trashëgiminë kulturore për dy muajt e parë të 2018-ës është rritur me 91% krahasuar me vitin 2017”, ishte deklarimi i Kumbaros përmes një postimi në rrjetin social “Twitter”.

Nga burime pranë  Ministrisë së Kulturës mësohet se numri i përgjithshëm i turistëve që  kanë vizituar vendet e trashëgimisë kulturore për dy muajt e parë të vitit 2017 ishte 13593 vizitorë, ndërsa numri i turistëve për dy muajt e parë të 2018 ishte 26.892 vizitorë, pra as gjysma e atyre që ministrja ka deklaruar i kanë vizituar këto qendra.

Login to post comments