Lirimi i Mark Frrokut, PD: Kryegjykatësi Rama liroi mikun e tij

E Enjte, 10 May 2018 19:05

Partia Demokratike ka reaguar për lirimin nga burgu të ish-deputetit Mark Frroku.

Përmes një deklarate për mediat, PD shprehet se lirimi i Frrokut, i cili është i akuzuar për vrasje, është prova më e re se drejtësia është plotësisht nën kontrollin e Edi Ramës dhe kupolës së tij mafioze. 

“Lirimi i ish deputetit të akuzuar për vrasje Mark Frroku është prova më e re se drejtësia është plotësisht nën kontrollin e Edi Ramës dhe kupolës së tij mafioze. 

 Kryegjykatësi Edi Rama liroi mikun e tij Mark Frroku duke vepruar njësoj si me vëllain e tij vrasës të kryekomisarit, Arben Frroku. 

 Lirimi i Mark Frrkut, familja mafioze Xhafaj, kompromentimi i hetimeve për Saimir Tahirin, kapja e plotë e prokurorisë janë fundi i shtetit ligjor në Shqipëri! 

 Në këto kushte i vetmi që mund të japë shpresë është populli. Ka ardhur koha që njerëzit e zakonshëm të këtij vendi, të cilët nuk duan të sundohen nga krimi, të marrin në dorë fatin e tyre. Ose qeveria mafioze e Edi Ramës, ose Shqipëria. Të dyja bashkë nuk mund të zgjasin më!”, shprehet PD.

Modifikuar më E Enjte, 10 May 2018 19:40
Login to post comments