Deputeti i PD, Shefi i Departamentit të Shëndetësisë ke reaguar dje ndaj fitores që korrik“Urdhrit te Farmacisteve” ndaj qeverisë Rama.
Përmes një statusi në FB zoti Shehu shkruan: -“Sot përballë protestës se nesërme te farmacisteve, me se fundmi Ministria e Shendetesise deklaroi tërheqjen e pare dhe pranoi te dialogoje kontratën arbitrare, dëmtuese, diskriminuese dhe detyruese te paraqitur”.
Ja statusi i plotë në FB i Tritan Shehut
”Rezistenca dhe presioni i “Urdhrit te Farmacisteve” arrin suksesin e pare ndaj arrogancës e arbitraritetit qeverisës. Rezistenca dhe presioni i “Urdhrit te Farmacisteve” arrin suksesin e pare ndaj arrogancës e arbitraritetit qeverises. Sot përballë protestës se nesërme te farmacisteve, me se fundmi Ministria e Shendetesise deklaroi tërheqjen e pare dhe pranoi te dialogoje kontratën arbitrare, dëmtuese, diskriminuese dhe detyruese te paraqitur. Se pari kjo do te thotë qe edhe cfare është firmosur deri tashti nen presion nga disa farmaciste, është e pa vlefshme, ne pritje te versionit te ri. Se dyti, përveç problemeve financiare, teknike, te cilësisë medikamentoze etj, ajo kontrate e “detyrueshme”, ka dhe një klauzole ne kundërshtim me te drejtat e njeriut, qe praktikisht bllokon te drejtën e ankimimit ne gjykate nga farmacisti. Dialogimi i kesaj kontrate, nqs Ministria perkatëse do t’i qëndrojë cfare pranoi sot nen presion, eshte vetem përballimi i nje aspekti te gjendjes katastrofale te sistemit tone farmaceutik. Tejet e rëndësishme eshte dhe ballafaqimi me “Kufizimet” e listës se barnave, qe përjashtojnë me mijera paciente nga një mjekim bashkëkohor. Rasti i artistit Paja është vetëm nje nga ata, qe ne terezinë e tyre nuk mund te zgjidhen me biseda telefonike, por vetem me ligje, financime, rregulla, drejtësi. Po keshtu mungesa e nje niveli europian te sigurisë medikamentoze, veçanërisht kjo per alternativat e para te rambursueshme, eshte nje realitet i farmaceutikes sone, e lidhur kjo me korrupsionin, mungesen e strukturave etj.Ndersa mungesa e plote e disa alternativave te para, krijon peshe finaciare ndaj pacienteve dhe amulli ne farmacite.Pra mundesia e negocimit te kontrates me Urdherin eshte vetëm nje nga problemet e medha te atij sistemi, probleme qe kerkojne perballje direkte e transparente. Le te shpresojme se ky sukses i pare i Rezistences, te pasohet edhe nga te tjere!!”