Ish-ministri i PD-së zbulon detaje të reja, ja kush është “bashkëpunëtori x”, Ermali dhe kur u regjistrua përgjimi

Hënë, 14 May 2018 19:37

Ish-ministri teknik i Drejtësisë, Gazmend Bardhi ka zbuluar detaje të reja lidhur me përgjimin e Agron Xhafajt, vëllait të ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj.

Megjithëse Bardhi nuk ka zbuluar se ku ndodhet aktualisht “Bashkëpunëtori X”, duke shmangur t’i përgjigjet pyetjes së gazetares së ABCNews Mirela Milori, nëse “Bashkëpunëtori X” është në burg, ai ka thënë se përgjimi është regjistruar gjatë kohës që Xhafaj ka qenë ministër i Brendshëm.

Ish-ministri i PD shprehu mosbesimin se Prokuroria do t’i shkojë deri në fund kësaj çështje.

Deklarata e Gazmend Bardhit:

Nuk ka rëndësi, s’ka asnjë farë rëndësie se ku është "Bashkëpunëtori X"

Nuk ka rëndësi se kur është kryer, po është bërë gjatë kohës që Xhafaj ka qenë ministër, pasi siç edhe e dëgjoni ky thotë “ata plehrat po na sulmojnë”, pra ne qëluftojmë krimin jemi plehra.

Fatmir Xhafaj do duhet të ishte lagruar tani më, do duhej të kishte dhënë dorëheqjen.

Kemi provuar që një person që ka lidhje me një person të pushtetshëm, që është vëllai i tij, jo vetëm që nuk vuan dënimin, por vazhdon të kryejë aktivitetin e tij kriminal.

Prokuroria është tërësisht në varësinë e Fatmir Xhafajt dhe Edi Ramës dhe nuk kam besim se do t’i shkojë kësaj çështje deri në fund.

Kush është Ermali, unë i ftoj të gjitha mediat të bëhen bashkë...Ne nuk kemi njësi hetimore në Partinë Demokratike...patjetër që verifikojmë çdo informacion që na vjen. Pjesën tjetër ju ftoj ju...Bashkëpunëtori X nuk e njoh dhe as nuk dua ta njoh...

Modifikuar më Hënë, 14 May 2018 19:39
Login to post comments

Lajmet e fundit

Vrasja e Egli Progës në Pogradec/ Del ekspertiza mjeko-ligjore: Dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit

Kronikë

Vrasja e Egli Progës në Pogradec/ Del ekspertiza mjeko-ligjore: Dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit

    Instituti i Mjekësisë Ligjore ka përfunduar ekspertimin mjeko-ligjor për 42-vjeçarin Egli Proga, i cili u rrah për vdekje më 10 gusht në një lokal në Pogradec. Në akt-ekspertim përshkruhen dëmtimet e...

Dr. Alk Shehu sot mori titullin „Kardiolog“

Politikë

Dr. Alk Shehu sot mori titullin „Kardiolog“

Dr. Alk Shehu sot mori titullin „Kardiolog“, duke perfunduar specializimin 6 vjecar ne “Kardiologji e Mjekesi Interne”!Ne Gjermani mbas nje aktiviteti spitalor, studimi, impenjim e pune.Mbas nje aktiviteti te gjere...

Makina u afrua në lokal, njëri nga personat zbriti dhe…! Dinamika si ndodhi atentati në “Don Bosko”! Ja itinerari që ndoqën autorët! Shënjestra, banor i zonës

Politikë

Makina u afrua në lokal, njëri nga personat zbriti dhe…! Dinamika si ndodhi atentati në “Don Bosko”! Ja itinerari që ndoqën autorët! Shënjestra, banor i zonës

  Të tjera detaje janë zbardhur nga atentati me armë zjarri në zonën e “Don Boskos”, ku mbetën të plagosur Kastriot Elezi dhe u plagosu Ronaldo Metushi, ngjarje e ndodhur pasditen...