Si Rama e përdori Arta Markun për të hequr vëmendjen e shqiptarëve nga skandali “Xhafaj”

Hënë, 14 May 2018 22:57

Prokurorja Arta Marku ka dalë hapur se është një kukull në duart e kryeministrit Edi Rama. Që prej një jave , ditën kur Partia Demokratike publikoi për herë të parë fakte mbi dënimin e vëllait të Ministrit ët Brendshëm në Itali, Edi Rama tentoi të zhvendoste fokusin e opinionit publik.

-Menjëherë pas deklaratës nga Selia blu, Rama detyroi Prokurorene  Përgjithshme Arta Marku të “shpikte” një lajm që do të linte në hije skandalin që përfshiu Ministrinë e Brendshme. Atë dtë Marku shkarkoi nga kru i Prokurorisë së Krimeve të Renda, Besim Hadarmatajn, prokurorin që kishtye në dorë dosjen e Ish-Ministrit Sajmir Tahiri, ky i fundit i marrë i pandehur për akuzat e trafikut ndërkombëtar të drogave me bandën e Habilajve. Në vend të tij, në krye të Krimeve të Renda u caktua shoqja e ngushtë e Arta Markut, Donika Prela.  Kjo lëvizje funksionoi dhe pothuajse të gjitha mediat nuk u morën shumë me skandalin e vëllait të Ministrit Xhafaj, por me Hadarmatajn dhe fatin e dosjes Tahiri.

-Të nesërmen Partia Demokratike vijoi publikimin e skandaleve të tjera në lidhjen me tentativën e Ministrit të Brendshëm për të mbrojtur vëllain e tij. PD publikoi se si Xhafaj kur ishte kryetar i Komisionit të Ligjeve shtoi një nen në ligjin për ndryshimet në Kodine  Procedurës Penale, që ndalon ekstradimin e Agron Xhafaj drejt Italisë, vendit që e ka dënuar me burg për trafik ndërkombëtar droge. E menjëhershme ishte edhe lëvizja e Endri Fugës.

Që skandali i vartësit ët Ramës të mbulohej me një tjetër lajm, u përdor sërish Arta Marku, kryeprokurorja që u vendos në krye të organit të akuzës në shkelje të Kushtetutës. Po atë ditë, Marku bën lëvizjen e radhës. Në media u shpërnda lajmi se një dosje e prokurorisë së Durrësit vjen në Tiranë. Dosja i ëprket ish-Prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla. Kjo lëvizje nuk i shpërqendroi mediat nga skandali që PD publikoi. Sërish , po atë ditë Endri Fuga urdhëroi të shpërndahej lajmi se Adriatik Llalla do të arrestohej.

-Për të mbërritur te dita e sotme kur në orët e para të mëngjesit PD shpërndau njoftimin për një konferencë urgjente në selinë blu. Fjala ishte për audio-përgjimin mes vëllait të Ministrit Xhafaj Agron Xhafajt dhe një tjetër personi që kërkonte të bënte një rrugë me kanabis. Menjëherë Rama “shpiku” lëvizjet e radhës për të larguar fokusin e mediave mbi skandalin e publikuar nga PD. Mediave iu hodh për konsum shkarkimi i dy ish- vartësve të Adriatik Llallës. Edhe këtë herë ishte Arta Marku që u përdor. Ajo firmosi pezullimin e prokurorit Dritan Ginës dhe bashkëshortes së tij Rovena Gashi, ish- drejtoresha e Mardhënieve me Jashtë në Prokurori. Kjo nuk mjaftoi dhe lëvizja e dytë ishte dërgimi i drejtorit të Policisë për Krimet e Renda Eduard Merkaj në zyrën e Prokurores së  Krimeve të Renda Donika Prela. Duhej një lajm shumë i fortë që skandali i Agron Xhafaj të lihej nën hije. Zyrat e shtypit nxituan të shpërndanin lajmin se në takimin mes dy zyratrëve u diskutua arrestimi i Adriatik Llallës.

Ndonëse janë përpjekur shumë, strategja e Ramës, Fugës dhe Arta Markut nuk po funksionon. Nga ana tjetër, kreu idemokratëve Lulzim Basha lahjmëroi se do të ketë fakte të tjera në lidhje me këtë çështje, por do na duhet të presim se çfarë lëvizjesh të tjera do të shpikë Arta Marku në ditët në vazdhim.

Modifikuar më Hënë, 14 May 2018 23:00
Login to post comments

Lajmet e fundit

Vrasja e Egli Progës në Pogradec/ Del ekspertiza mjeko-ligjore: Dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit

Kronikë

Vrasja e Egli Progës në Pogradec/ Del ekspertiza mjeko-ligjore: Dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit

    Instituti i Mjekësisë Ligjore ka përfunduar ekspertimin mjeko-ligjor për 42-vjeçarin Egli Proga, i cili u rrah për vdekje më 10 gusht në një lokal në Pogradec. Në akt-ekspertim përshkruhen dëmtimet e...

Dr. Alk Shehu sot mori titullin „Kardiolog“

Politikë

Dr. Alk Shehu sot mori titullin „Kardiolog“

Dr. Alk Shehu sot mori titullin „Kardiolog“, duke perfunduar specializimin 6 vjecar ne “Kardiologji e Mjekesi Interne”!Ne Gjermani mbas nje aktiviteti spitalor, studimi, impenjim e pune.Mbas nje aktiviteti te gjere...

Makina u afrua në lokal, njëri nga personat zbriti dhe…! Dinamika si ndodhi atentati në “Don Bosko”! Ja itinerari që ndoqën autorët! Shënjestra, banor i zonës

Politikë

Makina u afrua në lokal, njëri nga personat zbriti dhe…! Dinamika si ndodhi atentati në “Don Bosko”! Ja itinerari që ndoqën autorët! Shënjestra, banor i zonës

  Të tjera detaje janë zbardhur nga atentati me armë zjarri në zonën e “Don Boskos”, ku mbetën të plagosur Kastriot Elezi dhe u plagosu Ronaldo Metushi, ngjarje e ndodhur pasditen...