Rama nuk tregon agjencinë ku dërgoi audio-përgjimin “Xhafaj”. Çfarë fsheh ai?

Premte, 18 May 2018 13:49

Para tre ditësh në mbledhjen e grupit parlamentar të PS-së, Edi Rama tha se kishte kontaktuar një agjenci të specializuar në lidhje me audio-përgjimin e bërë publik nga Partia Demokratike.

Pasi kthimit nga Sofja, gazetarët e kanë pyetur Ramën se ku e ka dërguar atë audio-përgjim.

Kësaj pyetje Rama iu përgjigj duke thënë se nuk do ta tregojë adresën e agjencisë, duke mos dhënë asnjë provë tjetër se ai mund ta ketë dërguar vërtetë atë audio-përgjim.

‘”Nuk i jam drejtuar asnjë firme, apo kompanie. I jam drejtuar një agjencie të specializuar. Adresën nuk mund të ua jap. Për mua nuk ka vlerën e një prove.

Provë duhet ta identifikojë e certifikojë prokuroria. Për sa më takon jam shumë i qartë dhe e përsëris që bëhet fjalë për një maskaradë të organizuar me qëllime që janë të qarta për të gjithë’, tha Edi Rama.

  1. Z. Rama ju deklaruar se i jeni drejtuar një firme të huaj ku pretendohet se është protagonist vëllai i ministrit Xhafaj?

Nuk i jam drejtuar asnjë firme apo kompania por një agjencie të specializuar por nj agjencie të specializuar. Nuk ka vlerën e një prove. Provën duhet ta identifikojë dhe certifikojë cilado të jetë ajo Prokuroria po s amë takon e përsëris se bëhet fjalë për një maskaradë të organizuar për qëllime të qarta për të gjithë dhe e motivuar nga frymëzimi malinj për të bërë çmos për të penguar dhe mundësisht hedhur ne erë negociatat për anëtarësim të Shqipërisë. Besoj se dita e djeshme duhet tu ketë dhënë mundësinë të gjithëve të shikoni përmes audio-video-shpikëse së PD se në çfarë derexheje është katandisur PD, se çfarë mungese të plotë respekti ka PD për inteligjencën e shqiptarëve dhe se pse ka pritur këtë kohë pikërisht për të bërë këtë gjë që e ka pasur në dorë më parë. Të gjitha këto janë të mjaftueshme dhe në një kuptim unë e falënderoj PD që ne bëri shumë të lehtë demaskimin me atë shfaqje që dha dje në skenën e teatrit të Shkupit.

A ka një emër kjo agjenci dhe ai i keni kërkuar të vërtetoj në është zëri i Agron Xhafajt apo është montazh? Mund të na ndihmoni?

Jo nuk mund t’ju ndihmoj në këtë. Përgjigja ime është e qartë dhe e prerë. Ajo që i është servirur publikut shqiptar si material autentik është një manipulim i shëmtuar dhe detajet si e pse janë çështje të prokurorisë dhe debatit.

A keni arsye ju të mos besoni këtë dëshmitar?

Unë kam sy dhe veshë fillimisht su besova syve dhe veshëve e pastaj u besova. Nëse ju keni nevojë të bëni pyetje sepse ju duhet të bëni kronikën por edhe ju e dini se kjo është për qeshur dhe për të qarë. Për të qeshur me nivelin mizerabël të kësaj farse dhe për të qarë kur këtë e organizon një parti që teorikisht është alternativë qeverisë se dhe për të mashtruar opinion publik dhe vazhduar atë që ka nisur, ofensivën kundër çeljes për anëtarësim të negociatave të Shqipërisë.

Se për njerëzit që janë jashtë Shqipërisë, zyrtarë që nuk kanë as kohën dhe as dëshirën të hyjnë më thellë, marrja e këtyre të rejave është një sabotim monumental i përpjekjeve të Shqipërisë.

Login to post comments