Ngjarjet më të fundit ku opozita sjell video dhe fakte të reja me dëshmitarë të gjallë që tregojnë aktivitetin kriminal të ministrave dhe ish-ministrave të qeverisë “Rama”, po i shërbejnë për diçka edhe Kryeprokurores së Përkohshme Atra Marku...
Kjo e fundit duket se po përfiton nga mbivendosja e zhvillimeve të shumta të ngjarjeve të bujshme, dhe ashtu tinëz ka nisur të mbulojë dosjet që konsiderohen si të “vjetra”.
Në malin e paaftësisë së saj, fakti më flagrant që flet kundër Kryeprokurores së përkohshme, është edhe ai i “harresës” së qëllimshme të dëshmitarit kyç për çështjen e ish-ministrit Tahiri dhe dosjes “Habilaj”, Nazer Sehitaj, që tashmë është i ekstraduar në Itali.
Me urdhër të Ramës, si ministrja e Drejtësisë, Gjonaj, ashtu dhe e përkohshmja Arta Marku, kane vepruar dhe vijojnë bashkëpunimin për zhdukjen pa gjurmë nga vëmendja e opinionit dhe institucioneve të drejtësisë të dëshmitarit Sehitaj.
Ky i fundit pikërisht në momentin që do të merrej në pyetje nga prokurorët shqiptarë, u ekstradua me një vendim të dyshimtë drejt Italisë.
Por aktualisht Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, Marku, po e rëndon më tej pozitën e saj tepër të kompromentuar nga ngjarjet më të fundit politike, duke bërë jo vetëm ‘një sy qorr dhe një vesh shurdh’ mbi dosjet e rëndësishme, por edhe duke anashkaluar dëshmitarët më të rëndësishëm që kanë në dorë fatin e qëndrimit në këmbë ose jo të qeverisë “Rama”.
Me të drejtë lind pyetja: “A po kontribuon edhe Kryeprokurorja e Përkohshme Arta Marku, në çeljen e negociatave me BE-në, me fshehjen dhe harresën e stisur që po i bën dëshmitarit Sehitaj?”/55news.al/