Protesta e 26 majit/ Paloka: Nuk mund të pranohet më kjo qeveri

Premte, 18 May 2018 16:50

Opozita do të protestojë më 26 maj për të kërkuar largimin e Fatmir Xhafaj si ministër i Brendshëm dhe në vazhdim të saj për të treguar se nuk mund të pranohet një qeveri që është e lidhur me krimin dhe interesat kriminale. Deklarata është bërë nga nënkryetari i Partisë Demokratik, Edi Paloka.

“Protesta iniciohet nga skandali i fundit, dhe kërkesa kryesore është largimi i Fatmir Xhafajt. Por ne dhe të gjithë shqiptarët e dimë se Xhafaj është ministër i Brendshëm, sepse Edi Rama është Kryeministër. Sot ne bëmë një takim të gjatë me të gjithë frontin opozitar, diskutuam gjerësisht për mënyrën dhe kronologjinë e këtij skandali të fundit dhe arritëm në konkluzionin se duhet një protestë e fuqishme në Tiranë, e cila do të zhvillohet pranë Kryeministrisë”, tha Paloka.

Nënkryetari i PD-së i cilësoi si bajate justifikimet e Ramës, sipas të cilit opozita kërkon të bllokojë negociatat. /55news.al/

Modifikuar më Premte, 18 May 2018 16:54
Login to post comments

Lajmet e fundit

Bolshevikët e rinj/ Gjykata i referohet në vendim Plenumit të vitit 1979

Politikë

Bolshevikët e rinj/ Gjykata i referohet në vendim Plenumit të vitit 1979

  Nga Basir Çollaku Sipas vendimit të Plenumit të Gjykatës së Lartë të vitit 1979... shkruhet në vendime sot.. Kapja e drejtësisë, indoktriminimi i saj ideologjik, kthimi pas në referenca të shkruara të...

Zaptimi i plazheve publike, 3.3 milion m2 u menaxhuan nga privati

Politikë

Zaptimi i plazheve publike, 3.3 milion m2 u menaxhuan nga privati

  Zaptimi i plazheve publike nga privatët, përmes ligjit që ua lejon këtë, ka shkaktuar çdo vit pakënaqësi për pushuesit. Raporti privat-publik sipas ligjit është 70 me 30, ku 70% e...

Rubin Dashi: Rilindje e ringjallur në thelb të kalbur!

Politikë

Rubin Dashi: Rilindje e ringjallur në thelb të kalbur!

Nga Rubin Dashi: Rilindje e ringjallur në thelb të kalbur! Në një vend ku demokracinë e shfaq të lulëzuar, Edi Rama përpiqet të riciklojë Partinë Socialiste, duke e prezantuar si një forcë...