Dhurata Çupi: Çfarë fshihet pas heshtjes për 13 gratë e helmuara në Durrës

Hënë, 28 May 2018 15:46

Më shumë se 48 orë pas ngjarjes, shkaqet e helmimit të disa punonjësve të një biznesi fason në Durrës mbeten ende të panjohura. Pas helmimit të këtyre punonjësve, ka reaguar edhe deputetja demokrate Dhurata Çupi e cila në një shënim në rrjetet sociale akuzon institucionet se po heshtin në lidhje me këtë ngjarje shumë të rëndë, sipas saj.

“Heshtin institucionet e drejtësisë e të policisë, hesht qeveria e çdo hallkë e saj për 13 gratë që u helmuan nga kimikatet në një fabrikë fasonesh në Durrës’, shkruan deputetja duke shtruar pyetjen se “pse nuk thotë askush një variant zyrtar të kësaj ngjarjeje, përgjegjësit që shkaktuan atë jo vetëm që nuk janë përpara drejtësisë por vazhdojnë jetën të qetë”.

“Bëhet fjalë për 13 gra e vajza të cilat me djersën e tyre mundoheshin të ushqenin familjet e tyre me bukë, por që çdo ditë ushqenin trupin e tyre me helme që u rrezikuan jetën”,- shkruan Çupi.

Heshtin institucionet e drejtësisë e të policisë, hesht qeveria e çdo hallkë e saj për 13 gratë që u helmuan nga kimikatet në një fabrikë fasonesh në Durrës.

Pse nuk thotë askush një variant zyrtar të kësaj ngjarjeje, përgjegjësit që shkaktuan atë

jo vetëm që nuk janë përpara drejtësisë por vazhdojnë jetën të qetë.

Bëhet fjalë për 13 gra e vajza të cilat me djersën e tyre mundoheshin të ushqenin familjet e tyre me bukë, por që çdo ditë ushqenin trupin e tyre me helme që u rrezikuan jetën.

Jeta e tyre për institucionet shqiptare vlen më pak se sa propaganda e përditshme e "llogaridhënies" me veten jo për hallet e njerëzve. Ato nuk ishin gra që mund të thurin lavde apo që mbushin karriget bosh të show-t të propagandës por ishin nëna e motra që në kushte skandaloze e përtej çdo tesere partie donin të mbanin familjet me bukë.

Parlamenti në unanimitet ka miratuar një rezolutë për të drejtat e grave dhe kundër dhunës ndaj tyre, por kjo sjellje e autoriteteve shqiptare tregon që ajo mbetet thjeshtë një letër që nuk shërben në praktikë.

Kjo heshtje nuk mund të pranohet , reagimi duhet të jetë i menjëhershëm ndërsa organet e drejtësisë duhet të vënë përgjegjësit përpara ligjit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...