Ad imageAd image

“Masivizim i revoltës dhe tubim paqësor, sukses i madh i protestës”

1 min lexim

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashamir Shehi i ftuar në studion e ‘News 24’ ka folur në lidhje me protestën e opozitës.

Sipas Shehut protesta ishte një sukses i madh.

“Arritëm masivizim të protestës dhe manifestim ishte paqësor. Edhe aty ku kishte ekzagjerim Lulzi Basha me një grup deputetësh i tërhoqën”, u shpreh Shehi.

- reklamë -
Ad imageAd image

Përsa i përket çështjes Xhafaj, Shehi tha se është e papranueshme që Fatmir Xhafaj vazhdon të jetë ministër i Brendshëm.

“Xhafaj nuk mund të rrijë më në atë post duke pasur një situatë të tillë. Është absurde që Xhafaj vijon punën, është e papranueshme”, u shpreh me tej deputeti demokrat.

Ndani këtë artikull