Ad imageAd image

Mirdita në flakë/ Ku është qeveria?!

1 min lexim

Prej një ore,  një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë fshatin Thirrë të Njësisë Administrative të Fanit.

Si pasojë e zjarrit, mësohet se 10 banesa rrezikohen pasi janë shumë afër vatrës ku ka rënë zjarri.

Deri më tani, zjarri ka përfshirë një sipërfaqe prej 10 hektarësh ne pyll.

- reklamë -
Ad imageAd image

Ndonëse zjarri është i përmasave masive, zjarrëfikëset kanë ardhur me vonesë në vendngjarje.

Nuk është hera e parë që Shqipëria përfshihet nga flakët dhe banorët lihen në mëshirë të fatit. Mësohet se banorët janë duke ndërhyrë me lopata për fikjen e zjarrit.

Shqiptarët  ndihen të braktisur nga kjo qeveri që nuk është në gjendje të fikë zjarre e të parandalojë përmbytjet e herëpashershme.

Rikujtojmë që Shkodra ende nuk e ka marrë veten nga dëmet e përmbytjeve dhe tashmë një tjetër qytet pëson dëme kolosale duke rënë pre e një katastrofë natyrore.

Duket se qeveria nuk është kurrkund!

Ndani këtë artikull