Ad imageAd image

Pallati i Linda Ramës/ Malltezi: 12 vite pas lejes së Ramës, ende pa përgjigje! SPAK, si letër higjenik

2 min lexim
 

Edhe sot pas 12 vitesh, Edi Rama nuk ka një përgjigje, në lidhje me lejen e ndërtimit të një pallati 5-katësh në pronësi të bashkëshortes së tij Linda Rama, me firmën e vet.

Në një status në rrjetet sociale, anëtari i Këshillit Kombëtar në PD, Jamarbër Malltezi, riktheu në vëmendje këtë çështje, të cilën ai e cilëson si vjedhje, që prej 12 vjetësh mbetet pa asnjë përgjigje nga ana e Ramës. 

‘Kur nisi hetim ILDKP për pallatin në pajë e shkarkoi kreun e ILDKP. Përdor SPAK, si letër higjenike’,shkruan Mallterzi përkrah një video të shpërndarë në Facebook. 

Prokuroria e Tiranës aso kohe mbylli hetimet për pallatin e Linda Ramës, gruas së kryeministrit të vendit, Edi Rama.

 

Rreth 15 muaj pas depozitimit të kallëzimit të bashkisë së Tiranës, lidhur me lejën e ndërtimit të një objekti 4-katësh në zonën e Drejtorisë së Higjenës, prokuroria e Tiranës vendosi të ndalojë hetimet për çështjen.

Argumenti që prokuroria ka përdorur në mbylljen e dosjes hetimore, është se nuk provohet vepra penale dhe se leja ndërtimore nga ana e ish-kryebashkiakut Rama, është lëshuar duke respektuar ligjin e urbanistikës.

Objekti 4-katësh është ndërtuar në rrugën “Qamil Guranjaku” dhe dyshohet të jetë ngritur në ambientet që shfrytëzoheshin nga nga banorët e pallateve që ndodhen në zonë.

 
 
Ndani këtë artikull