Ad imageAd image

PL publikon pamjet: Qindra vila në vend të gjelbërimit në liqenin e Farkës, babëzia Rama–Veliaj s’ka fund!

2 min lexim

Duke denoncuar mashtrimin që Veliaj po ia bën sy për sy, qytetarëve të Tiranës, të cilëve u premtoi të ashtuquajturin Pyll orbital, Partia e Lirisë ka bërë thirrje që qytetarët të ngrihen për t’ia treguar vendin bandës Rama – Veliaj, babëzia e së cilës për të kafshuar territore  nuk ka fund.

 
Tedi Blushi, Sekretari i Përgjithshëm i PL, publikoi pamjet e një afere të re korruptive që po zë vend buzë liqenit të Farkës me këtë mesazh në vijim:
 

“Betonizimi, zhdukja e gjelbërimit dhe shkatërrimi i hapësirave publike nëpërmjet babëzisë, paligjshmërisë dhe korrupsionit është i vetmi mision dhe vizion i bandës Rama-Veliaj për Tiranën!

Zhdukja e Parkut të Liqenit të Farkës, “mushkërisë së dytë të Tiranës” është një tjetër krim që Rilindja i ka bërë kryeqytetit. Një prej zonave më të mrekullueshme dhe më të gjelbërta të Tiranës, e dalluar për trashëgiminë e pasur natyrore, për biodidersitetin dhe peisazhin tërheqës, po shkatërrohet barbarisht.

Një resort gjigand po ndërtohet aty në vend të pemëve dhe “pyllit orbital”.

Shikoni pamjet dhe gjykojeni vetë se çfarë masakre po ndodh 9.6 km nga qendra e Tiranës dhe vetëm 2.3 km nga rruga nacionale, dhe se çfarë propagandon paturpësisht Erjon Veliaj në materialet që vetë i filmon dhe më pas u servir mediave për një kryeqytet imagjinar të gjelbëruar që në fakt nuk ekziston!

Ka ardhur koha që Tirana t’i tregojë vendin bandës Rama-Veliaj dhe babëzisë së tyre që nuk ka fund!”- ka nënvizuar me forcë Tedi Blushi.

Ndani këtë artikull