Ad imageAd image

Pse ka frikë Edi Rama të mbajë një qëndrim të qartë për kufijtë e Kosovës

1 min lexim

Ka muaj që në të gjitha trevat shqiptare por edhe në kancelaritë ndërkombëtare diskutohet ethshëm çështja e ndarjes së Kosovës.

I vetmi që nuk ka shprehur asnjë qëndrim për këtë është Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Edhe sonte nuk ka guxuar të thotë një mendim të qartë.  Përballë gazetares Eni Vasili, në emisionin “Open” në Top Channel, kryeministri Edi Rama nuk ka thënë asgjë për debatin e shkëmbimit të territoreve, midis Kosovës dhe Serbisë.

- reklamë -
Ad imageAd image

Ai i është shmangur një sqarimi të sinqertë, për qëndrimin e tij, publik e zyrtar, duke zgjedhur të tentojë vetëpërjashtimin.

Siç duket miqësia e tij me Vuçiç qenka më e madhe sesa interesi kombëtar i shqiptarëve.

Ndani këtë artikull