Ad imageAd image

Takimi i zjarrtë në Kurbin, Behar Haxhiu mesazh demokratëve dhe rivalëve

1 min lexim
 

Kandidati i koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Kurbinit, Behar Haxhiu, ka falenderuar mbështetësit dhe bashkëqytetarët për pritjen e zjarrtë që i rezervuan kryetarit të PD, Sali Berisha. 

Ai shkruan në një postim në rrjetet sociale se pritja entuziaste për Berishën është dëshmi e nevojës së madhe për ndryshim.  

 
 

Haxhiu zotohet se do të punojë për t’i rikthyer dinjitetin Kurbinit. 

 
 

Postimi
Partia nuk është as vulë dhe as zyrë por është një institucion që e mban në këmbë fryma dhe shpirti njerëzve të lirë. 

Pjesëmarrja e madhe e qytetarëve të Kurbinit në takimin e zhvilluar këtë të shtunë dhe pritja e zjarrtë që i’u rezervua doktor Berishës janë dëshmi e nevojës së madhe për ndryshim dhe domosdoshmërisë që pushteti lokal të rikthehet në dyert e qytetarëve. 

Ju jam shumë mirënjohës për këtë mbështetje pa cak që më keni dhënë dhe angazhohem se bashkarisht do punojmë për t’i rikthyer dinjitetin Kurbinit. 

Miqësisht Behar Haxhiu!

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull