Dhimbjet e dhëmbëve janë vërtet të vështira. Kush ka probleme të vazhdueshme me dhëmbët e di sesa e vështirë është t’i përballosh ato. Ndonjëherë kemi “frikë” të shkojmë tek dentisti dhe provojmë zgjidhje shtëpiake për të qetësuar dhimbjen e tyre.
Bright Side ka disa këshilla për t’ju dhënë nëse keni dhimbje dhëmbësh. Lexoni me vëmendje pasi mund t’ju ndihmojnë:
Ujë i ngrohtë me kripë
Kriza është një dezinfektues natyral. Përzieni kripën me ujë të vakët dhe shpëlani gojën me të. Kjo do t’ju japë një lehtësim të menjëhershëm tek dhëmbët. Mjekët zakonisht e sugjerojnë këtë ilaç si hap të parë ndihmues. Ky proces mund të përsëritet 4-5 herë në ditë dhe ka efekt të menjëhershëm.
Soda e bukës
Soda e bukës mund t’ju vijë në ndihmë për të lehtësuar dhimbjet. Thjesht shtoni në furçën e dhëmbëve pak sodë buke dhe fërkoni dhëmbin që po jua shkakton këtë dhimbje. Kjo metodë do t’ua lehtësojë dhimbjen brenda pak minutash.
Vendosni akull
Në të gjithë e dimë se akulli, kuron çdo enjte. Edhe për dhëmbët funksionon. Thjesht merreni akullin dhe vendoseni në anën e faqes ku ndodhet dhëmbi i prishur që po ju shkakton dhimbje. Përdoreni këtë metodë duke e mbajtur akullin në faqe për 15 minuta. Nëse keni shumë dhimbje përdoreni disa herë në ditë. Kjo metodë është e dobishme në heqjen e inflamacionit dhe enjtjës.
Çaji
Në kutitë e ndryshme të çajit këshillohet se dhimbja e shkaktuar nga dhëmbi mund të qetësohet nga çaji. Çaji i zi ka disa përfitime të dyfishta. Përveç se konsumimi i tij zvogëlon enjten edhe vendosja e qeses së tij në dhëmbin e sëmurë e zvogëlon goxha dhimbjen.
Qepët
Mund t’ju duket absurde disave, duke marrë parasysh erën e pakëndshme të qepëve, por ato ndihmojnë në shërimin e dhimbjeve të dhëmbëve si profesionistët. Thjesht prisni një copë qepë dhe vendoseni në zonën që ju dhemb. Qepët ndihmojnë në largimin e baktereve nga goja dhe minimizojnë dhimbjet.