Më thuaj çfarë grupi gjaku ke, të të them nga ç'sëmundje prekesh

E mërkurë, 25 Prill 2018 17:34

Grupi i gjakut na duhet përgjithësisht vetëm kur duam të dhurojmë gjak për të tjerët. Por shumë pak nga ne e kuptojnë se grupi i gjakut është një informacion i rëndësishëm, pasi grupi i gjakut tregon reagimin e  trupit tonë ndaj patologjive të ndryshme.

Probleme me zemrën

Grupi i gjakut është i aftë të parashikojë se sa të predispozuar jeni për t’u prekur nga sëmundjet e zemrës. Të qenit në grupin 0 ul rrezikun e problemeve kardiovaskulare, ndërkohë që grupi AB ka 23% mundësi të ketë sëmundje të kësaj natyre. Grupi B nga ana tjetër 11% e ndërsa grupi A vetëm 5% më shumë se grupi 0. Përgjithësisht grupi AB lidhet me inflamacionin kurse A- ja me nivelet e larta të kolesterolit.

Infertilitet

Gratë me grup gjaku 0 kanë tendencë më të lartë se gratë e grupeve të tjera për t’u prekur nga infertiliteti. Studime të shumta kanë treguar se këto gra rrezikojnë shterimin e depozitës ovale, pra e thënë ndryshe kanë më pak vezë si dhe rezultojnë të kenë më pak sukses me implantimin e fekondimit in- vitro.

Kancer

Grupi 0 është shumë më pak i rrezikuar nga llojet e ndryshme të kancerit, ndryshe nga grupi A apo AB, të lidhur veçanërisht me kancerin e stomakut.

Humbje kujtese

Besojeni ose jo është parë një lidhje midis grupit të gjakut dhe kujtesës. Grupi AB ka tendencën për t’u prekur nga demenca, e cila konsiston në degradimin e funksioneve të trurit. Sipas statistikave, njerëzit me grup gjaku AB janë 82% të rrezikuar nga problemet e kujtesës. Problemi mendohet të ketë të bëjë me një proteinë, e cila gjendet në nivele të larta në grupin AB.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Këlliçi kafe me akademikun Apollon Baçe: Çfarë mund të shpëtojmë nga Tirana jonë e bukur më 14 maj

Politikë

Këlliçi kafe me akademikun Apollon Baçe: Çfarë mund të shpëtojmë nga Tirana jonë e bukur më 14 maj

Kandidati i Partisë Demokratike i dalë nga primaret për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi është takuar me akademikun e mirënjohur Apollon Baçe. ‘Çfarë mund të shpëtojmë nga Tirana jonë e bukur...

Mjekët e infermierët braktisin vendin, VOA: Shqipëria në vështirësi për fuqi punëtore të kualifikuar

Politikë

Mjekët e infermierët braktisin vendin, VOA: Shqipëria në vështirësi për fuqi punëtore të kualifikuar

Në Shqipëri, zhvillimi me shpejtësi vitet e fundit i sektorit të turizmit dhe atij të ndërtimit ka nxjerrë në pah nevojën për më shumë specialistë dhe punonjës të kualifikuar, që...

Takimi i zjarrtë në Kurbin, Behar Haxhiu mesazh demokratëve dhe rivalëve

Politikë

Takimi i zjarrtë në Kurbin, Behar Haxhiu mesazh demokratëve dhe rivalëve

  Kandidati i koalicionit opozitar "Bashkë Fitojmë" për bashkinë e Kurbinit, Behar Haxhiu, ka falenderuar mbështetësit dhe bashkëqytetarët për pritjen e zjarrtë që i rezervuan kryetarit të PD, Sali Berisha.  Ai shkruan...