Sëmundjet dhe virozat janë gjatë gjithë kohës prezente, fakti sesa rezisten jeni ndaj tyre varet nga ju vet. Mënyra aesi ushqeheni apo si kujdeseni për higjënën tuaj ka shumë rëndësi.
Ndaj kur vjen puna për t’u mbrojtur nga sëmundjet, kujdesi nuk është asnjëherë i tepërt.
Çaji mbetet ilaçi kryesor për të gjithë, por cili çaj funksionon më mirë?
Çaji i malit
Çaji i malit është një bimë e egër, që rritet në lindje të Mesdheut, veçanërisht në Ballkan. Ashtu siç edhe emri e tregon më së miri, në male në lartësi që variojnë nga 1500 deri në 1900 metra, shpesh herë në sipërfaqe shkëmbore. Të huajt mbarojnë për çajin tone të malit, ndërsa shqiptarë janë mësuar me të dhe drejtohen shpesh ndaj çajrave të botës.
Çaji i mentes
Ky çaj lehtëson dhimbjet dhe problemet e ndryshme të stomakut si dhe ndihmon në procesin e tretjes. Lehtëson të përzierat dhe çrregullimet e spazmave, forcon sistemin imunitar ndaj gripit dhe lehtëson problemet në frymëmarrje. Eliminon aromën e keqe të gojës dhe ndihmon në ekuilibrimin e oreksit.
Çaji i xhenxhefilit
Përmban nivele të larta të vitaminës C, magnezit dhe mineraleve të tjera. Një kupë çaji para udhëtimit, parandalon të përzierat nëse ju zë makina, performancën e stomakut në tretje dhe ndihmon në problemet e ndryshme në sistemin e frymëmarrjes duke nisur nga ftohja deri te alergjitë e ndryshme. Përmirëson qarkullimin e gjakut, lehtëson dhimbjet e ciklit menstrual dhe qetëson muskujt.
Për shkak të nivelit të lartë të antioksidantëve, forcon sistemin imunitar dhe ndihmon në çlirimin e stresit dhe qetësimin e sistemit nervor.
Çaji i gjelbër
Çaji i gjelbër përmban përbërje bioaktive që përmirësojnë shumë parametra të shëndetit të njeriut.
Përbërësit e çajit të gjelbër përmirësojnë funksionin e trurit dhe rrisin nivelin e djegies së yndyrave duke përmirësuar performancën fizike. Në moshë të thyer, çaji i gjelbër ul riskun e Parkinsonit. Çaji i gjelbër vret bakteret duke ndihmuar në shëndetin e dhëmbëve dhe uljen e riskut për infeksione.