Banjot publike janë të mbushura me mikrobe dhe nuk është për t’u çuditur që tharësit e duarve të përhapin gjithashtu mikrobe.
Disa studime e kanë kundërshtuar idenë se tharësit e duarve mbajnë mikrobe.
Në përgjithësi, në banjot e qendrave tregtare, lokaleve apo club- eve të natës letrat e duarve janë zëvendësuar me tharëset elektrike.
Mundohemi të kujdesemi sa më shumë kur përdorim një banjo të tillë, sigurohemi të mos prekim asgjëkundi pa ditur në fakt se rreziku na kanoset nga aty ku s’na e pret mendja.
Në internet u bë virale fotoja e Nichole Ward- it, e cila vendosi të bënte një eksperiment të vogël.
Vendosi një pjatë transparente laboratori në tharëse dhe e la aty për 3 minuta. Disa ditë më vonë pjatës u mbush plot me microbe shumë të rrezikshme.
Studiuesit rekomandojnë të mos i thani më duart me diçka të tillë. Këto lloj kërpudhash apo bakteresh do të ngjiten në duart tuaja, ndërkohë që ju largoheni me idenë se i keni duart të pastra.
Nuk munguan skeptikët, të cilët u shprehën se mbase shqetësimi i studiuesve ishte i tepruar. Ekspertja e shëndetit Jennifer Ëider tha se në fakt shqetësimi i studiuesve nuk ishte aq i tepruar sa dukej. Ajo pohoi se rezultatet e studimit ishin vërtët shqetësuese.