Partnerja e Ronaldos, u pagua 140 mijë € në Sanremo/ Georgina Rogriduez bën gjestin e madh

Diel, 09 February 2020 09:57

Georgina Rodriguez ishte një nga protagonistet kryesore në skenën e Festivalit të Sanremo mbrëmjen e së enjtes.

Ajo u ngjit në skenë dhe rrëmbeu gjithë vëmendjen e publikut me hijeshinë e saj.

Partnerja e Cristiano Ronaldos shkëlqente e veshur me dy fustane nga stilistja shqiptare Lia Stublla.

Gjithashtu Georgina mahniti sallën, ndërsa doli në skenë duke kërcyer tango, ku i la të gjithë pafjalë.

Për të gjithë performancën e saj në Sanremo, ajo pagua me një shumë marramendëse prej 140.000 euro.

Por të gjithë këto para modelja nuk do i mbajë për vete. 26-vjeçarja ka vendosur që ti japë për bamirësi në spitalin e fëmijëve Regina Margherita në Torino.

Paratë do jenë një ndihmë çmuar për repartet e spitalit të fëmijëve, ndërsa raportohet se do përdoren për mirëmbajtjen dhe rinovimin e tij.

Mediat italiane shkruajnë se stafi i argjentinases ka kontaktuar me spitalin për ti komunikuar qëllimet e Rodriguez për të dhuruar paratë.

Ky nuk është gjesti i parë i solidaritetit për të dashurën e CR7 si edhe vetë futbollistin. Ata njihen për bamirësitë e tyre dhe ardhjen në ndihmë të njerëzve në nevojë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Siguria e Lojërave Olimpike në Paris

Globi

Siguria e Lojërave Olimpike në Paris

Tre ditë para fillimit të Lojërave Olimpike, ministri i Brendshëm i Francës përshëndeti forcat e rendit siç tha ai “për punën e tyre të palodhur”. Ai tha se përkushtimi i oficerëve...

Ish-komandanti i Gardës në SPAK

Politikë

Ish-komandanti i Gardës në SPAK

  Ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi Ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi është paraqitur në SPAK. Paraqitja e tij në SPAK vjen pasi Prokuroria e Posaçme ka nisur hetimet për vrasjen e Aleks...

Çfarë rrezikojnë njerëzit nga produktet kozmetike të kontrabanduara?

Aktualitet

Çfarë rrezikojnë njerëzit nga produktet kozmetike të kontrabanduara?

  Një aksion i policisë të dielën zbuloi mallra kontrabandë në biznesin e fushës së kozmetikës, “Global Cosmetics & Distribution”. Policia njoftoi se në ambientet e biznesit në Tiranë janë gjetur rreth...