72-vjeçari Elton John detyrohet të lërë koncertin për shkat të shëndetit

Hënë, 17 February 2020 13:10

Gjatë turit të shumëpritur në Zelandën e re këngëtari britanik Elton John është detyruar të ndërpresë shfaqjen e tij për shkak të  problemeve me shëndetin.

72-vjeçari Elton John u tregoi fansave të tij në Twitter dhe në Instagram se se një pneumoni shëtitëse, kalimtare, ishte arsyeja që ai nuk mund të përfundonte koncertin në Auckland, Zelanda e Re.

"Dua të falënderoj të gjithë ata që morën pjesë në koncertin “Elton Fareëell Tour në Auckland sonte", ka postuar ikona 72-vjeçare e muzikës. "Unë u diagnostikova me pneumoni sot, por isha i vendosur për t'ju dhënë shfaqjen më të mirë të mundshme."

Pneumonia shëtitëse, që nuk është në të vërtetë një term mjekësor - nuk është aq e rëndë sa pneumonia e përgjithshme, e cila është një infeksion serioz i mushkërive që ndodh kur qeset e ajrit në mushkëri mbushen me lëng ose qelb. Ajo përhapet kryesisht tek fëmijët e shkollave dhe tek njërëzit nën 40 vjeç, por e bën më të vështirë frymëmarrjen dhe marrjen e oksigjenit të mjaftueshëm. Pa trajtim, nivelet e oksigjenit mund të bien në nivele të rrezikshme për jetën.

Madje, në rastin e “pneumonisë shëtitëse a kalimtare”, një person mund ta ketë këtë sëmundje dhe të mos e dijë. Infeksioni, i shkaktuar nga një bakter i zakonshëm i quajtur Pneumonia Mycoplasma, shkakton simptoma më të buta sesa pneumonia, duke përfshirë "lodhje dhe dhimbje të fytit, ethe dhe kollë", sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

Shumë herë, thonë ekspertët, njerëzit me këtë lloj pneumonie nuk janë të sëmurë sa duhet për të qëndruar në shtrat.

"Pushimi në shtrat ose shtrimi në spital zakonisht nuk është i nevojshëm, dhe simptomat mund të jenë mjaft të lehta sa të mund të vazhdoni aktivitetet tuaja të përditshme. Termi" ëalking" nënkupton se personat e sëmurë me këtë lloj pneumonie mund të ecin dhe të vazhdojnë rutinën e tyre.”  thotë Shoqata Amerikane e mushkërive

Login to post comments

Lajmet e fundit

Siguria e Lojërave Olimpike në Paris

Globi

Siguria e Lojërave Olimpike në Paris

Tre ditë para fillimit të Lojërave Olimpike, ministri i Brendshëm i Francës përshëndeti forcat e rendit siç tha ai “për punën e tyre të palodhur”. Ai tha se përkushtimi i oficerëve...

Ish-komandanti i Gardës në SPAK

Politikë

Ish-komandanti i Gardës në SPAK

  Ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi Ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi është paraqitur në SPAK. Paraqitja e tij në SPAK vjen pasi Prokuroria e Posaçme ka nisur hetimet për vrasjen e Aleks...

Çfarë rrezikojnë njerëzit nga produktet kozmetike të kontrabanduara?

Aktualitet

Çfarë rrezikojnë njerëzit nga produktet kozmetike të kontrabanduara?

  Një aksion i policisë të dielën zbuloi mallra kontrabandë në biznesin e fushës së kozmetikës, “Global Cosmetics & Distribution”. Policia njoftoi se në ambientet e biznesit në Tiranë janë gjetur rreth...