Mënyra si Katy e mbajti të fshehtë shtatëzaninë

Premte, 06 Mars 2020 18:09

Katy Perry është shtatzëne për herë të parë dhe e bëri publik lajmin në mënyrën më të bukur të mundshme, me anë të videoklipit të saj të ri.

Le të themi që videoklipi i këngës “Never Worn White” u eklipsua totalisht nga lajmi se ajo dhe Orlando Bloom do të bëhen prindër për herë të parë por mesa duket ky ka qenë qëllimi i artistes, e cila e ka zgjedhur vetë që ta lajmërojë kështu pritjen e ëmbël. Por si arriti këngëtarja ta mbajë sekret për një kohë kaq të gjatë shtatzëninë, edhe pse siç thotë vetë ajo ndiqet kudo nga paparacët. Taktika numër 1 që ka përdorur: Siç i themi ne në përditshmëri, ka futur barkun brenda sa herë ka pasur dalje publike. Kjo gjë duket se nuk e ka bërë të ndihet aspak mirë gjithsesi. Taktika numër 2, kohët e fundit në çdo event që shkonte mbante një çantë relativish të madhe përpara barkut.

Megjithatë këngëtarja tha se në një pikë u bë qesharake që i duhet ta fshihte shtatzëninë, edhe pse deri më tani është sekreti më i gjatë që ka mbajtur. Kështu vendosi që mënyra më e mirë për ta bërë publike ishte me anë të muzikës.

Ndërkohë së fundmi është raportuar se Katy dhe Orlando e kanë shtyrë ceremoninë e dasmës që e planifikonin prej disa kohësh, por jo për shkak të shtatzënisë por për shkak të frikës nga koronavirusi.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...