I publikoi letrën personale me babain, Meghan Markle humb raundin e parë të betejës ligjore me Daily Mail

Premte, 01 May 2020 19:28

Daily Mail ka fituar raundin e parë të betejes ligjore me Meghan Markle për publikimin e një letre që Dukesha ia dërgoi babait të saj.

Meghan ka paditur median britaniek për shkelje të privatësisë dhe të drejtës së autorit pasi Mail publikoi pjesë të letrës që ajo i dërgoi Thomas Markle.

Por media ka mohuar pretendimet e saj.

Mail kërkoi nga gjykata që disa pretedime të Dukeshës të hidheshin poshtë. Dhe të premten gjykata vendosi që disa nga këto pretendime ti hidhte poshtë, përfshirë akuzën se media veproi në mënyrë të pandershme duke lënë disa pjesë të letrës të papublikuara.

Gjithashtu hodhi poshtë akuzat e Meghan se Mail kishte për qëllim të nxirrte çështjet personale mes Meghan dhe babait të saj dhe se kishte një “axhendë” për të botuar artikuj fyes për të.

Gjykatësi Justice Warb tha se këto pretendime mund të kthehen në një fazë të mëvonshme nëse ato vendosen në një bazë të duhur ligjore.

Kjo është një ditë shumë e mirë për Associated Newspapers dhe një ditë shumë e keqe për Dukeshën e Sussex si edhe ekipin e saj juridik.

Sidoqoftë ky është vetëm fillimi dhe jemi përpara një beteje ligjore që do zgjasë shumë dhe do kushtojë shtrenjtë.

/Panoramaplus.al

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...