Ad imageAd image

Miriami ju tregon modelin e flokëve që duhet të mbani këtë sezon

1 min lexim

Këngëtaren Miriam Cani prej vitesh jemi mësuar që ta shikojmë pothuajse gjithmonë me të njëjtën pamje. Me flokët e gjatë biondë dhe me ëmbëlsinë që e karakterizon ajo i ka bërë të gjithë për vete.

 

Pavarësisht se nuk i pëlqen që të eksperimentojë shumë me look-un e saj, duket se edhe Miriami nuk ka arritur që të shpëtojë nga tendenca e fundit që ka kapur të gjitha femrat e ekranit. Këngëtarja simpatike ka publikuar një foto në Instagram ku shfaqet pa grim dhe me flokët e shkurtuara deri tek shpatullat.

- reklamë -
Ad imageAd image

 

Fansat e kanë mirëpritur shumë pozitivisht këtë ndryshim të Miriamit dhe kanë nxituar të shprehin komplimentat e tyre. Mund të themi se modeli i shkurtër i flokëve i shkon shumë dhe e tregon pamjen e saj më të freskët.

Capture

Ndani këtë artikull