Ad imageAd image

Vajza shqiptare mahnit me zërin e saj, jurinë e ‘The Voice of Switzerland’

2 min lexim

16-vjeçarja Lorena Beadini ishte e para që doli në skenë. Me interpretimin e saj të këngës së Meghan Trainors “All About That Bass”, ajo mahniti të gjithë anëtarët e jurisë. Beadini e ka ditur për një kohë të gjatë se dëshiron të provojë veten si këngëtare. Në moshën gjashtëvjeçare ajo kishte dhënë koncertin e saj të parë, transmeton albinfo.ch. Pra, asaj nuk i mungon përvoja skenike. E megjithatë atë e rrëmbyen emocionet para se të dilte në skenë.

“Zakonisht nuk kam emocione”, thotë Beadini. Por, në këtë skenë kishte diçka që ndryshonte dhe kjo është e kuptueshme.  Sic shkruan tagblatt fundja, Lorena po këndonte para emrave të mëdhenj të muzikës zvicerane, si DJ Antoine, Anna Rossinelli, Noah Veraguth dhe “Büetzer Buebe”, Gölä dhe Trauffer.

- reklamë -
Ad imageAd image

Ndërkaq, Beadini nuk lejon të hutohet nga të famshmit e pranishëm. Performanca e saj pati sukses, përcjell albinfo.ch. Dhe suksesi qe kaq i dukshëm sa që nuk kaloi as një minutë para se secili nga katër anëtarët e jurisë të shtypte sustën për t’i sinjalizuar asaj se donte ta kishite Lorenën në ekipin e vet.

E mbuluar nga lëvdatat, ajo tashmë ndodhej në dilema: kë ta zgjidhte. DJ Antoine provoi ta “korruptonte”, duke i dhuruar një trëndafil për ta joshur në ekipin e vet, por Lorena u përcaktua për ekipin e Anna Rossinelli-t, përcjell albinfo.ch. Për të vazhduar garën, Lorena Beadini në rundin e ardhshëm duhet të këndojë duet me njërin nga garuesit e tjerë.

Ndani këtë artikull