Rëndësia e fitores përballë Flamurtarit ishte po aq e madhe sa ajo kundër Partizanit, në dukje tingëllon pak e vështirë për tu besuar por faktet dhe shifrat e konfirmojnë diçka të tillë. Ashtu si kundër Partizanit, fitorja ndaj Flamurtarit u shoqëruara me blofin e Kukësit, duke e rikuperuar edhe dy pikë të tjera në raport me vendin e dytë, tashmë diferenca është plus gjashtë. Ndaj Flamurtarit, Egbo ishte i detyruar të bënte një rotacion të madh pasi nuk kishte në dispozicion Vangjelin dhe Torasan për shkak se kishin plotësuar numrin e kartonëve.
Kale ishte i dëmtuar ndërsa vendosi të lë pushim edhe Celhagën, një zgjedhje e guximshme por që në fund rezultoi sërish fituese duke marrë një sukses të vyer. Përballë Laçit këtë të dielë, Egbo do të ketë në dispozicion grupin e plotë, rikthehen Vangjeli dhe Torasa, ndërsa lajmi më i mirë vjen nga Kale. Në mënyrë befasuese, braziliani ka qenë i pranishëm në seancën e fundit stërvitore, duke djegur të gjithë parashikimet. Dëmtimi i tij në shpatull dukej i rëndë duke aluduar se mund të mungonte gjatë por Kale i është bashkuar menjëherë grupit, mgjth gjendja e tij mbetet për tu vlerësuar, nëse do të luaj apo jo kjo pritet të vendoset në moment e fundit.
Me të drejtë Egbo dhe i gjithë stafi drejtues i Tiranës u shfaqën shumë të kënaqur pas sfidës kundër Flamurtarit, kjo ishte një ndeshje shumë delikate por që u kalua me sukses. I vetmi detaj që shqetëson pak ambientin bardheblu është loja e shfaqur, një futboll jo i bukur por në ndeshje të tilla rëndësi kanë vetëm pikët.