‘Gazzetta dello Sport’: Dhuna u provokua nga tifozët holandezë...

E mërkurë, 25 May 2022 12:06

 

“Frikë në Tiranë”.

Kështu shkruan gazeta e madhe sportive italiane, ‘Gazzetta dello Sport’, duke iu referuar trazirave të mbrëmshme në kryeqytetin shqiptar.

 

Përplasjet u provokuan nga tifozët holandezë, akuzon gazeta, duke theksuar se janë dhjetëra të plagosur.

“Me kalimin e orëve, situata e rëndit publik në Tiranë u bë dramatike...

Sipas burimeve policore në kryeqytetin shqiptar, të plagosurit janë 15, 12 policë shqiptarë dhe tre tifozë. Dy italianë kanë pësuar lëndime në kokë dhe fytyrë. Një nga policët thuhet se është në gjendje serioze".

“Për t’u shqetësuar teprimet e tifozëve të Feynoord-it, të cilët falë disa birrave të shumta, fillimisht u bënë protagonistë të përplasjeve në veri të qytetit, gjatë të cilave u plagosën në kokë dy të rinj shqiptarë. Njëri u plagos me rëndë pasi u godit me një karrige”, shkruan gazeta.

Modifikuar më E Enjte, 26 May 2022 08:22
Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...