Shënoi 2 gola ndaj Çekisë, Seferi: Ja çfarë i thashë trajnerit Sylvinho kur e përqafova

Premte, 13 October 2023 11:05
Seferi shënoi 2 gola në fitoren 3 me 0 ndaj Çekisë e nuk ka se si të mos konsiderohet njeriu i ndeshjes.

 

Për mikrofonin e Tv Klan, ai ka rrëfyer emocionet e kësaj ndeshje.

“Me këtë grup fantastik kisha bërë 2 gola. Jam shumë i lumtur për grupin, për kombin, kaq çuna të mirë sa jemi Zoti na shpërbleu. Goli është gol edhe jam shumë i lumtur për fitoren”.

Pas golit, Seferi përqafoi trajnerin Sylnvinho dhe i përshpëriti disa fjalë. Ai ka zbuluar edhe se çfarë bisedoi me teknikun.
 

“I thashë këto fjalë: Faleminderit mister për të gjitha, vetëm ti besove tek unë. Faleminderit që më ke dhënë besimin. Ai më tha, e di e di”.

Ai vlerësoi zgjedhjet e trajnerit dhe tha se sa herë që do të jetë në fushë, do të luftojë për skuadrën.

“Unë jam një tip që nuk mërzitem. Po më futi unë do bëj maksimumin. Unë në fushë futem për të luftuar për gjithë shokët e mi”.

Fitoren e sotme ndaj Çekisë, Seferi e konsideroi hap tejet pozitiv drejt Euro 2024 në Gjermani.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Siguria e Lojërave Olimpike në Paris

Globi

Siguria e Lojërave Olimpike në Paris

Tre ditë para fillimit të Lojërave Olimpike, ministri i Brendshëm i Francës përshëndeti forcat e rendit siç tha ai “për punën e tyre të palodhur”. Ai tha se përkushtimi i oficerëve...

Ish-komandanti i Gardës në SPAK

Politikë

Ish-komandanti i Gardës në SPAK

  Ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi Ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi është paraqitur në SPAK. Paraqitja e tij në SPAK vjen pasi Prokuroria e Posaçme ka nisur hetimet për vrasjen e Aleks...

Çfarë rrezikojnë njerëzit nga produktet kozmetike të kontrabanduara?

Aktualitet

Çfarë rrezikojnë njerëzit nga produktet kozmetike të kontrabanduara?

  Një aksion i policisë të dielën zbuloi mallra kontrabandë në biznesin e fushës së kozmetikës, “Global Cosmetics & Distribution”. Policia njoftoi se në ambientet e biznesit në Tiranë janë gjetur rreth...