Ad imageAd image

Zbulohet futbollisti që ka luajtur më shumë përgjatë dekadës

1 min lexim

Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi janë lojtarë që përgjatë karrierës së tyre nuk kanë pasur shumë dëmtime dhe duke pasur parasysh egot e tyre, ata gjithmonë duan të jenë në fushë, por lojtari i palodhuri i kësaj dekade është një tjetër dhe luan aktualisht në Serie A.

“Opta” ka publikuar të dhëna që prej vitit 2010  e deri më tani dhe José Callejón është në krye të listës së lojtarëve që kanë luajtur më shumë ndeshje në këtë dekadë.

Spanjolli, i cili në fillim të 2010 ishte pjesë e Espanyol e më pas edhe e Realit e ndërsa tashmë prej 6 sezonesh është pjesë e Napolit, është aktivizuar në plot 351 ndeshje. Vendin e dytë e mban Eden Hazard, ndërsa në podium është ngjitur dhe Messi.

- reklamë -
Ad imageAd image
ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull