Zgjedhjet e 30 qershorit 2019, do të punësohen 337 punonjës! (Lista dhe niveli i pagave)

Hënë, 24 December 2018 14:02

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka parashikuar të mblidhet me 26 dhjetor për të diskutuar e votuar ndër të tjera edhe vendimin për të shtuar numrin e punonjësve për shkak të shtimit të punës nga procesi i zgjedhjeve vendore të 30 qershorit 2019. Referuar projektvendimit, për zgjedhje do të punësohen me kohë të pjesshme 337 punonjës, raporton portali ekonomik SCAN.

“Në kuadër të detyrimeve ligjore që ka KQZ-ja, lidhur me organizimin, administrimin dhe kontrollin e procesit zgjedhor, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, që do të zhvillohen më datë 30 Qershor 2019, referuar nenit 21, pika 21 të Kodit Zgjedhor, miraton strukturën, organikën dhe strukturën e pagave, të punonjësve me kohë jo të plotë pune.

Punonjësit e kategorive të ndryshme që do të rekrutohen, do të punojnë për periudhën e përgatitjes së zgjedhjeve deri në përfundimin e të gjitha detyrimeve ligjore, që ka në të gjitha strukturat e Administratës së KQZ-së. Punonjësit mbështetës që do të merren me kohë jo të plotë pune, do të kenë të përcaktuar gjithashtu edhe strukturën e pagave të tyre, mbështetur në aktet ligjore dhe nënligjore të nxjerra nga Këshilli i Ministrave për pagat e nëpunësve dhe punonjësve mbështetës të disa institucioneve buxhetore” shkruhet në vendim.

Punësimi është parashikuar të bëhet për periudha kohore nga 1 deri në 6 muaj. Në listë për t’u punësuar janë sekretarë, specialistë, inspektorë, elektriçistë, punëtorë magazine, fotokopjues, punëtorë pastrimi, specialistë IT, juristë, postierë, përkthyes etj.

Më poshtë lista e detajuar e punonjësve që do të shtohet në KQZ për procesin zgjedhor:

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...