Intervistë e Presidentit Meta për “The Sun”: Lidhja ime e fortë me Celtic FC

Diel, 29 December 2019 16:50

Nga Kenny McDonald

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta i “firmos” mesazhet e tij në Twitter për Celtic FC me fjalët “Hail Hail”.

 

50-vjeç, ish-peshëngritës dhe mbështetës i zjarrtë i Celtic, është prej dy vitesh tashmë President i vendit ballkanik.

Meta ka një karrierë të gjatë në politikë dhe ai ka qenë Kryeministër i Shqipërisë në moshën 30-vjeçare.

Presidenti Meta gjeti pak kohë të fliste për “The Sun” rreth pasionit të tij për klubin legjendar të Skocisë.

Ai thotë: “Lidhja ime me Celtic filloi të forcohet kur Rudi Vata, një nga yjet e futbollit tonë iu bashkua Celtic në vitet ‘90”.

“Por njohuritë e mia për Celtic janë të hershme. Qysh kur isha fëmijë e mbaj mend që Partizani luajti ndaj Celtic për kupat e Evropës dhe fitoi 1-0 në vitin 1979 me një gol fantastik të Muratit”.

“Mbetet një ndeshje e paharruar, sepse në kohën e komunizmit kishte pak ndeshje ndërkombëtare ndaj skuadrave si Celtic. Për fat të keq Partizani humbi ndeshjen e kthimit në Glasgou me rezultatin 4-1”.

“Më pas në vitin 1982 kam ndjekur në stadium ndeshjen mes Dinamo dhe Aberdeen, që përfundoi me rezultatin 0-0.
Pra, mund të them që e njoh futbollin skocez që herët”.

“Kur isha student në moshën 20-vjeçare fillova punë si komentator në emisionin sportiv më të njohur të futbollit në radio ‘Nga njëra ndeshje në tjetrën’.”

“Ndërkohë, kam qenë edhe peshëngritës. Isha pjesa e Dinamos, që ishte kampion i Shqipërisë”.

“Kam marrë pjesë në kampionatin kombëtar për të rinjtë, por e lashë shpejt sportin pasi nisa universitetin”.

“Kur u bëra Kryeministër diskutoja shpesh me Rudin në lidhje me futbollin. Asokohe, ai ishte kapiteni i kombëtares shqiptare. Ai më fliste shpesh për Celtic dhe se ç’do të thotë të ishe pjesë e këtij klubi të madh”.

“Gjatë asaj kohe unë takoja shpesh edhe Lordin George Robertson, i cili ishte Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s dhe ai më fliste për Rudin dhe Celtic-un”.

“Kur Rudi u kthye në atdhe për ta mbyllur karrierën me klubin e Tiranës kalonim shpesh kohë bashkë, edhe familjarisht.

“Kam qenë një herë në Glasgou, sepse një nga fëmijët e mi ka studiuar atje.

“Mbaj mend se hipëm në një taksi dhe shoferi na pyeti se nga ishim. Kur ia thashë se nga vinim, ai thërriti: “Ah, Shqipëria! Vendi i Rudi Vatës!”

“Kjo për mua tregon rëndësinë e futbollit, ishim në një vend shumë larg shtëpisë, por futbolli ishte lidhja mes nesh”.

“Ditën tjetër hyra në një dyqanin e Celtic në Glasgou dhe bleva disa bluza të Celtic, të cilat i vesh kur shkoj për hiking”.

“Ndërkohë që një bluzë të Celtic e kisha prej kohësh dhuratë nga Rudi”.

“Një ditë do të vij në Skoci për të ndjekur një ndeshje të Celtic. Mezi po e pres atë ditë!”

“Rudi më ka ftuar disa herë, por agjenda ime ka qenë tejet e ngarkuar”.

“Megjithatë, jam i vendosur që në vitin 2020 të vij në Glasgou dhe jo si President. Dua të jem aty si një fans mes fansave të Celtic”.

“Lojtari im i preferuar për momenti është Fraser Forster, një ‘mal’ i vërtetë në portë. Ai dhe Scott Brown, lideri i skuadrës”.

“Por fuqia e vërtetë është ekipi. Dhe fansat me sloganin e tyre: ‘You’ll Never Walk Alone’.”

Meta është shndërruar në një personazh kulti për fansat jeshil-bardhë në rrjetet sociale, ku ai poston vazhdimisht mesazhe pas çdo ndeshjeje, duke uruar skuadrën e Neil Lennon.

Kështu ndodhi edhe gjatë triumfit të skocezëve në Europa League ndaj Lazio-s dhe në suksesin e arritur në finalen e “Betfred Cup” (Kupa e Skocisë).

Ai pranon se pasioni i tij për Celtic është më i madh se për çdo klub tjetër shqiptar.

Meta shtoi: “Në Shqipëri kam disa skuadra që i ndjek dhe jam me atë që luan më mirë. Jashtë Shqipërisë tani kam vetëm një skuadër që e ndjek e që ndihem mjaft i lidhur: Celtic dhe vetëm Celtic.

“Njëkohësisht jam edhe një fans i fansave të këtij klubi të madh. Once you’re a Celt you’re alëays a Celt!”

“Pata fatin të takoja disa tifozë të Celtic në Bosnjë-Hercegovinë në qershor. Po ecja në qendër të qytetit me delegacionin tim dhe shohim një grup të madh njerëzish, të cilët ishin kthyer nga ne dhe këndonin në kor me birra në duar e na përshëndesnin.

“Unë sapo pashë se kishin veshur bluza të Celtic vendosa të kthehesha drejt tyre pa e ditur se atë natë Celtic kishte ndeshje në Sarajevë. Iu prezantova, duke u thënë që isha një mik i Rudi Vatës dhe ata më kërkuan foto e video bashkë”.

“Për koincidencë atë ditë mbaja dhe një kollare me ngjyrën e fanellës së Celtic!

“Ditën tjetër në drekë zëdhënësi im, Tedi Blushi, më thotë se kemi shumë reagime në Twitter nga fansat e Celtic, të cilët na falënderonin për takimin dhe që ishim fatsjellës.

“Që nga ai moment kam postuar shesh statuse për Celtic dhe reagimet e tifozëve kanë qenë gjithmonë pozitive.

Postova videon e golit të paparë të Rudit ndaj Rangers – ishte një postim që pati shumë reagime!”

“Tani më pëlqen të merrem me hiking. Kam ngjitur majat më të larta të Shqipërisë dhe Kosovës. Dhe shpesh postoj foto me bluzat e Celtic kur ngjitem në maja, aty ku i takon këtij klubi të jetë!”.

HEAD BHOY Celtic-daft Albanian President Ilir Meta signs texts ‘Hail Hail’ and plans to come to Glasgow for match in 2020

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...