Policia e Fushë Krujës ka bërë të mundur arrestimin e autorit të vrasjes së 41-vjeçarit, pak orë më parë në fshatin Halilaj.
Shkëlqim Halilaj, 50-vjeç ka qëlluar për vdekje nipin e tij 41-vjeçar Julian Halilaj. Shkak për ngjarjen e rëndë, dyshohet të jetë bërë një konflikt mes dy familjeve.
Njoftimi i Policisë:
Shërbimet e Policisë pas veprimeve të shpejta e profesionale, bënë të mundur kapjen dhe prangosjen e autorit të vrasjes së 41 vjeçarit.
Vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes