Detaje të reja dalin në dritë nga vrasja e dyfishtë që tronditi Durrësin, ku u ekzekutuan me armë zjarri dy persona te tregu i makinave.
Gazetarja Klodjana Haxhiaj raporton për “BalkanWeb” se viktimat janë kushërinj, ndërsa persona të paidentifikuar ende iu kanë bërë pritë, duke i ekzekutuar me armë brenda makinës së tyre.
Ndërkohë, Policia e Shtetit ka ngritur pika kontrolli në të gjithë vendin, duke vënë në lëvizje edhe komisariatet e tjera. Ndërsa në vendngjarje ka shkuar edhe kryepolici Ardi Veliu.