Mjeku shpjegon 3 variantet, ja çfarë do të ndodhë me Covid-19

E mërkurë, 06 May 2020 23:08

Mjeku shqiptar në Francë, Kita Sallabanda deklaron se masat e marra e kanë dhënë efektin, pasi koronavirusi e ka humbur fuqinë e tij të virulencës.

Në një intervistë për “Byro Politike” me Juli Xhokaxhi, mjeku shpjegoi edhe tre variantet që diskutohen nga shkencarët lidhur me ecurinë e sëmundjes.

“Ajo që ka humbur është virulenca. Masat që u morën , të izolimim, të higjenës, këto masa treguan efikasitet total.

 
 

Këto janë tre variante me të cilët ne mendojmë që po zhvillohet apo do zhvillohet pandemia në botë. Në variantin e parë ne kemi pasur një pikë të shpërndarjes të smëundjes.

 
 

Varianti i dytë është që kemi pasur një pik tani në mars dhe mendohet s enë nëntor, dhjetor të këtij viti do të kemi një shpërndarje akoma më të madhe të virusit. Par vala e dytë.

Varianti i tretë është që e kemi pasur pandeminë dhe do të shkojë me nivele të dobëta. Deri sa të gjendet vaksina. Të tre këto variante janë në funksion të gjendjes së vaksinës. Por  kjo është domethënëse se ne nuk e dimë akoma si do të zhvillohet virusi”, tha ai.

Ndërkohë, i pyetur nëse është arritur ajo që cilësohet si “imuniteti i tufës”, Sallabanda tha se nuk është arritur imuniteti që pritej.

“Ne nuk kemi pasur imunitetin e pritshëm. Organizmi nuk ka reaguar në formë të mjaftueshme që të krijojë imunitet. Në këtë goditje të parë do të kishim 20% dhe kemi vetëm 5%. Unë ju them me bindje së karantina ishin elementët bazë që na ndihmuan të ndalim intensitetin e virusit”, tha ai.

Mjeku shtoi se një element tjetër që virusi ka humbur fuqinë është edhe rritja e temperaturës.

“Një element tjetër është fillimi i rritjes së temperaturës.  Të gjitha këto të dhëna, higjiena, karantina, distanca dhe rritjet e temperaturës kanë bërë që virusi të frenohet në mënyrë të dukshme. Virusi nuk e duron ekspozimin në diell. Është një e dhënë shkencore”, tha ai. /abcnews.al

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...