Ad imageAd image

COVID-19/ Rritet numri i të infektuarve në Vlorë, 5 raste të reja

1 min lexim

Gjatë ditëve të fundit ka patur një rritje të numrit të të infektuarve me koronavirus në vend. Ka patur një shtrirje në pothuajse të gjithë qarqet e vendit.

Pesë raste të reja me koronavirus janë konfirmuar këtë të premte në Vlorë.

Burimet bëjnë me dije se rastet e reja janë 4 familjarë të rastit të konfirmuar një ditë më parë dhe një rast i ri.

- reklamë -
Ad imageAd image

Ndërkohë një ditë më parë është konfirmuar pozitiv një 40 vjeçar, i cili kishte punuar si bojaxhi në Himarë, dhe dyshohet se është infektuar nga qëndrimi me një qytetar nga Tirana.

Në vendin tonë deri më tani numri i të infektuarve është 1385 persona, mes të cilëve 35 kanë humbur jetën dhe 1001 janë shëruar.

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull