Bashkëshortja e drejtorit të Përgjithshëm i Doganave, Genti Gazheli i dha mbështetje publike dhe shprehu solidaritet me partnerin e saj, pas publikimit të fakteve të forta të emërimit në institucionin që ai drejton të individëve që akuzohen në shtetet fqinje për kontrabandë dhe krim të organizuar.
Madje Eda Gazheli vendosi t’i japë “leksione” gazetarëve mbi ndershmërinë, teksa krahasoi mediat ndër më të ndjekurat në vend, News 24, BalkanWeb dhe Panorama si maskat me kapuç dhe kallashnikovë që dilnin rrugëve në vitin e vështirë 1997.
“Gjoba me lajme është krimi më i rëndë se gjoba me kapuç e armë në dorë”, shkroi mes rreshtave në rrjetet sociale gruaja e Genti Gazhelit, i cili punon me Artur Sejatin, drejtor i Hetimit Doganor, i ndjekur penalisht nga drejtësia greke me akuzën e krijimit të grupit të strukturuar kriminal, vjedhje në bashkëpunim dhe kontrabandë.
Por kush është Eda Gazheli dhe jeta luksoze që bën gruaja e Drejtorit të Përgjithshëm të Doganave?
Gruaja, e cila jep “leksione” se si duhet bërë gazetaria, kur bashkëshorti i saj ndodhet përballë fakteve të pakundërshtueshme, bën një jetë vanitoze mes veshjeve nga markat më të shtrenjta, udhëtimeve në vendet më luksoze dhe pushimeve në resorte të huaja ku kushton mbi 2200 euro nata.
Jetën e saj superluksoze Eda Gazheli e reklamon në rrjetet sociale ku pozon në destinacione të ndryshme, me veshje e aksesorë të kushtueshëm.
Siç shihet në fotot e mëposhtme ajo mban veshur një pallto të markës Max Mara me vlerë rreth 3.500 dollarë