Anëtarët e Dhomës së Tregrisë dhe Industrisë Shqipëri-Japoni (AJCCI) u takuan ditën e djeshme me ambasadoren e re të Japonisë në Tiranë, SH.T.ZnjKikuko Kato.
Gjatë fjalës së tij, Presidenti i Dhomës së Tregtisë dheIndustrisë Shqipëri-Japoni, njëherazi edhe Konsull iPërgjithshëm Nderi i Japonisë në Shqipëri, z. Avni Ponari u shpreh ndër të tjera se, forcimi imarrëdhënieve të biznesit Shqipëri-Japoni është nëfokusin e AJCCI.
Sipas z. Ponari, vizita e vjetshme në Japoni i dha njëhov tjetër Dhomës me anëtarët që shtohen ditë pas dite.
Nga ana tjetër, ambasadorja Kato, teksa falenderoi z.Ponari për organizimin, tha gjatë fjalës së saj se, takimin me anëtarët e AJCCI e kishte kërkuar që me mbërritjen e saj në vendin tonë. Ndërsa shtoi se, edheme kërkesë të ministrisë së jashtme në Tokio vëmendjandaj Dhomës në veçanti dhe biznesit në përgjithësi do të jetë më e madhe.
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri-Japoni u çeldy vite më parë dhe ka për qëllim të favorizojëzhvillimin e marrëdhënieve tregtare mes dy vendeve. Rritjen e numrit të bizneseve dhe investimeve japonezenë vendin tonë dhe përthithjen e kulturës së punës nganjë vend i zhvilluar si Japonia.
AJCCI synon gjithashtu të vendosë theksin nëpotencialet që paraqet vendi ynë për investitorëtjaponezë dhe afrimin e biznesit shqiptar me Japoninë, një ndër Top 3 ekonomitë botërore.
Për më shumë informacione:
Tel: +3554223308
Web: www.ajcci.al
E-mail: This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.