Kryepeshkopi i Shqipërisë, Anastas ka ndërruar jetë sot pas disa ditësh shtrimi në spitalin “Evangelismos” në Athinë ku ishte dërguar me urgjencë nga Tirana. Gjithçka nisi me një virus sezonal. Gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua në ditët në vijim, për shkak të gjakderdhjes gastrike. Për këtë arsye, ai duhej të transportohej nga Tirana në Athinë në datën 3/1 me një avion C-27J, i cili u vu në dispozicion nga Forcat e Armatosura, pas kërkesës së Qendrës Kombëtare të Ndihmës së Menjëhershme. Kryepeshkopi u shtrua në spitalin “Evangelismos”, ku pak ditë më vonë gjendja e tij u përkeqësua me shpejtësi dhe u intubua. Megjithatë, shëndeti i tij ishte mjaft i rënduar dhe pas disa ditësh shtrimi në spital Kryepeshkopin e Shqipërisë Anastas kaloi në koma. Anastas Janullatos u zgjodh Kryepeshkop i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë nga Patriku i Kostandinopojës në janar të vitit 1991, ku punoi për rilindjen e kishës që ishte shkatërruar gjatë 40 viteve persekutimi nga regjimi komunist. Ai ia dedikoi jetën rindjezes së shpirtit misionar të Kishës Ortodokse dhe pas më shumë se 30 vitesh në Shqipëri, duket se ai e arriti qëllimin e tij.