Biznesi I vogël ishte sot në një grevë dy orëshe, për të kundërshtuar përfshirjen në skemën e TVSH-së.
Kjo grevë u zhvillua në të njëjtën kohë me bllokimin e katër rrugëve kryesore të vendit nga opozita. Ata thanë se taksa e re i çon drejt falimentit në një kohë kur fuqia blerëse sipas tyre ka rënë.
Përfaqësues të biznesit të vogël në të gjithë vendin ulën qepenat në shenjë protestë kundër rritjes së taksës për vlerën e shtuar, në të njejtën kohe, kur qytetarë të mbështetur nga opozita bllokuan katër akset kryesore të lëvizjes në vend.