×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 53

Kalaja e Beratit, atrakasioni turistik që vazhdon të tërheqë turistët

Hënë, 09 Prill 2018 19:44

Monumentet e kulturës në Shqipëri çdo ditë e më shumë po tërheqin vëmendjen e turistëve e sidomos atyre të huaj gjatë kësaj periudhe e cila përkon dhe me çeljen e sezonit të ri turistik.

Berati është një ndër qytetet me interesante dhe atraktive i cili çdo vit e më shumë po tërheqë turistë të huaj dhe vëmendjen e mediave të huaj ku Berati i pranishëm në shkrimet që bëhen për Shqipërinë kjo edhe për faktin se është trashëgimi botërore e UNESCO-s.

Kalaja e Beratit është një ndër pikat turistike e cila ka një numër vizitorësh që vjen gjithnjë në rritje. Ajo përbën një nga atraksionet turistike më të preferuara në Shqipëri për turistët e huaj dhe ata vendas.

Këtë e bën të ditur dhe Drejtoria Rajonale Kombëtare Kulturore Berat, e cila na tregon me anë të statistikave se sa shumë është rritur numri i vizitorëve gjatë 3 mujorit të parë të vitit 2018.

tabel 1 300x166

Nga statistikat shohim shifra premtuese dhe shumë pozitive në pragun e çeljes së sezonit turistik, ku turizmi kulturor do të jetë motorri i zhvillimit të ekonomisë lokale.

Po të bëjmë një krahasim për periudhën janar-mars 2017 kemi rreth 9.327 vizitorë, po në të njëjtën periudhë për këtë vit numri i turistëve është rritur duke shkuar në 12.907 vizitorë pra mbi 3 mijë vizitorë më shumë për vitin 2018.

Kalaja e Beratit

Kalaja e Beratit është një nga monumentet më të mëdha historike të Ballkanit, një fortesë e madhe që sundon mbi lumin Osum shkruan kultplus. Kalaja është ngritur sipas një plani ne forme trekëndëshi.Kjo kala po të shihet nga poshtë, duket si pjesë e kodrës. Kulla e hyrjes së brendshme është e bërë nga blloqe guri, që u përkasin fortifikimeve ilire, të cilat janë ndërtuar në shekullin e IV-II p.e.re. Maja e kodrës është e rrethuar me një mur të jashtëm periferik me 24 kulla. Në brendësi të kësaj kështjelle ndodhen rreth 14 kisha të cilat e kanë bërë mjaft të dëgjuar këtë kështjellë. Disa prej tyre janë: Kisha e Shen Triadhes, i përket fundit të shek.XIII dhe fillimit të shek. XIV. Në brendësi të saj ka afreske mjaft interesante. Pas kishës së Shën Todrit gjenden kishat e Shën Kollit, Shën Kostandinit, Shën Helenës, Shën Mërisë Vllaherna etj .

Muzeu Ikonave Onufri : Ndodhet në lagjen Kala dhe përmban disa nga shembujt më të bukur të artit fetar në Shqipëri. Muzeu u hap në vitin 1986, emrin e ka marrë prej piktorit të madh të shek. XVI te shkollës shqiptare Onufrit. Ka gjithsej tre salla në të cilat janë vendosur ikona të shumta të shenjtorëve, si dhe tekstile e sende të vogla prej metali, objekte të punuara për përdorim gjatë liturgjisë, kapake të biblës të bërë në Berat nga mjeshtri Agathangjel Mbrica etj. Me mbi 210 objekte muzeale, 60 prej të cilave të shpallura si monumente të kategorisë së parë, Berati konsiderohet si një nga qytetet me trashëgiminë më të pasur kulturore, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në rajon.

Login to post comments