Artisti franko-shqiptar, Genc Tukiçi, do të marrë pjesë këtë vit në “Festivalin e RTSH-së” dhe ka një surprizë të bukur për publikun shqiptar.Bashkë me të do të performojë edhe e bija, Nadia, e cila ka marrë tiparet e të ëmës së saj japoneze. Nadia është 17-vjeç dhe jeton në Paris. Mesa duket, ajo ka trashëguar talentit e të atit në muzikë dhe të dy do të sjellin një duet të veçantë të kënduar në shqip.Kënga titullohet “Ju flet Tirana” dhe me siguri do të mbetet një kujtim i bukur për Gencin dhe Nadian.Baba e bijë do të konkurrojnë në “Festivalin e RTSH-së” me 19 konkurrentë të tjerë.