“Kompozitori i këngës fituese ngjalli xhelozi”, Gazmend Mullahi flet për Festivalin. Ç’thotë për Arilenën dhe propozon që…

Premte, 27 December 2019 17:59

Festivali i Këngës në këtë edicion të 58- të nuk ka lënë indiferent as kompozitorin Gazmend Mullahi.

Kompozitori Gazmend Mullahi
Kompozitori Gazmend Mullahi

Muzikanti, autori i disa këngëve, përmes një statusi, është shprehur se zhurma e kritikave apo mllefeve mediatike e rrjeteve sociale, ka lënë në hije fituesen e këtij eventi, që është duke u përgatitur për garën jashtë vendit, në Roterdam (14-16 maj). Ndonëse pranon se nuk e njeh nga afër si këngëtare, shprehet se i beson rekomandimit të këngëtares Adelina Ismajli, e cila publikisht ka treguar entuziazëm për fitoren e Arës, për vetë vlerat që ajo ka treguar gjatë këtyre 7 viteve në skenë.

 

Ndër të tjera, Mullahi ndalet edhe te diskutimi nëse duhet të pranoheshin në këtë kompeticion kompozitorët e huaj, edhe pse rregullorja e lejon diçka të tillë. “Jam i befasuar dhe se kuptoj dot kur epiqendra e këtij debati qëndron se përse doli fitues një kompozitor jo ‘citizen’ kur ky emër është prej shumë vitesh prezent në këto aktivitete të këtij rangu. Jam i bindur se po të mos ishte fitues, as që do të ngrihej ky problem tufan”, shprehet kompozitori. Ndërkohë që, për sa i përket ecurisë së festivalit në vite, Mullahi e shikon situatën me pesimizëm, por ai këmbëngul se pjesëmarrja e kompozitorëve profesionistë, pavarësisht nga vijnë, është kontribut për spektakle të tilla.arilena 2

“Më vjen keq se askush nuk vë gishtin në plagë se kjo gjendje e këngës shqiptare, dhe si rezultat, i zbehjes së festivalit elitar të këngës në RTSH, është nga mungesa e një stafi profesionistësh, të ndershëm, serioz dhe të devotshëm, si edhe ‘seriozitetit’ të personave drejtues që kanë në dorë ‘çelësat’ e kësaj ndërmarrjeje të madhe. Patriotizëm i madh; ka shpërthyer duke përmendur emra të nderuar që kam dhe ushqej respekt. ‘Tradhti e madhe’, dikush shkon thellë dhe më thellë, dhe thotë se këto janë tendenca të kurdisura diplomatike… gjepura.

Personalisht do e konsideroja kontribut dhe nder, që një kompozitor maqedonas na afron me bujari një këngë të bukur me tingëllim shqip, për një këngëtare shqiptare dhe që këndohet shqip. Edhe ky kompozitor i vendosur në rresht, si shumë kompozitorë të tjerë shqiptarë, është përzgjedhur drejt. E ç’u bëri, çfarë frike, çfarë infeksioni-sëmundjeje solli pjesëmarrja e tij në festivalin tonë? Ç’lloj ‘diversanti’ ishte ky, ç’i bëri festivalit? Përveçse se ngjalli xhelozi dhe smirë si thirrje të nënzëshme që buçet fort: ‘Tunduni e shkundi, o kompozitorë shqiptarë, dhe vlerësojeni seriozisht këtë shans dhe mundësi që keni!’ Asgjë më shumë nuk kërkoi. As kam njohur, as ia kam ditur vlerat e profesionin apo portretin. Kurrë se kam takuar në jetë. Me sa kam ndjekur edhe për gjatë viteve, ky autor ka qenë i mirëseardhur, madje goxha kontribuues me modelin e tij profesional dhe njëkohësisht krejt modest pa kërkuar dhe pretenduar asgjë. Madje i propozuar nga ndonjë nga pjesëtarët drejtues kryesor administrativ apo artistik. Çfarë u bë? U dëmtua morali i lartë? U cenua integriteti? U shemb bota? Unë nuk e di nëse është mirë apo keq a nëse është zgjidhja e mirë apo jo, por di të them se është dhe duhet konsideruar nder që afrohen për të bashkëpunuar, madje kontribuar, krijues të huaj kompozitorë dhe poetë, po të jetë e mundur, për këngën shqipe”, shton ai.Alekta-Vejsiu-Elvana-Arilena-fitorja

Muzikanti thekson se shkëmbimi kulturor i bën mirë edhe Shqipërisë, edhe integritetit të këngës shqipe jashtë vendit. Ndërsa bën thirrje për përkrahje ndaj këngës fituese dhe kompozitorit, nuk mungojnë as kritikat për mënyrën e funksionimit të orkestrës nga “Mjeshtri i madh” i skenës. Madje ai shkon më tej, duke hamendësuar për këngë të kënduara jo ‘live’ në Festival.

“Jepini dorën dhe përshëndeteni këtë kompozitor dhe në radhë të parë jepini mbështetje dhe inkurajim këngëtares së re plot siguri, shpresë dhe të ardhme… Nëse doni që vitin tjetër të mos ketë të tilla përplasje dhe këtë shpërqendrim, puna le të fillojë nga riorganizimi. Një staf artistik serioz, të aftë profesionistësh, të ndershëm dhe transparent dhe jo delenxhinj dhe matrapazë. Orkestra të rikthehet në funksionin e saj, asgjë më shumë se në të mëparshmin, duke hequr dorë nga mashtrimi alla ‘live’.pjimage (9)

Dridhem dhe skuqem vërtet, kur shoh në transmetim televiziv me zë dhe figurë akoma dhe sot dirigjentin legjendar Ferdinant Deda, në disa nga festivalet e ideuara nga drejtorët e shumtë artistikë të mëparshëm, që katapultoheshin, sipas ‘erërave’ që frynin, i cili me ndjenjën e një mjerani “drejton” duke lëvizur duart në boshllëk me kufje në ‘playback’ një orkestër të plotë autoritare në figurë, por me tingujt e një tastiere elektronike, si sound”, shton ai. Madje, për të ruajtur vlerat e këngës shqipe të cenuara edhe nga fryma e Eurovizionit, kompozitori bën edhe një propozim.

“Pasojeni diku tjetër ‘Këngën Europiane’. Le të dalë nga tjetër organizëm apo tjetër televizion”, thotë ai, pasi sipas tij, deri më tani, pjesëmarrja në këtë kompeticion nuk ka sjellë ndonjë jehonë të madhe, as artistike, as politike për vendin. PANORAMA

Login to post comments

Më të klikuarat

Error: No articles to display

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...