E mrekullueshmja Anisa Markarian, ngjitet sot në skenën e Teatrit Kombëtar, në godinën historike që është në fokusin e shembjeve nga qeveria. Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, që nuk resht së ruajturi godinën, ka përgatitur sonte mbrëmjen e radhës dhe ka garantuar mbështetjen e kauzës edhe nga një tjetër emër i spikatur i kinematografisë shqiptare.
"Sonte ora 20.00, Anisa Markarian rikthehet mes publikut të saj me mall dhe nostalgji, për të mbledhur miqtë artistë e shkrimtarë në mbrëmjen artistike-kulturore "Artistët për Artin". Plot surpriza dhe emocione nën një atmosferë elektrizuese, - njoftoi Aleanca, - bashkë me Vasjan Lamin, Adriana Tolkën, Irma Libohovën, Paola Kostandini Kotanin, Kujtim Vorpsin, Julinda Emirin, Flutura Açkën, Ali Nerjakun, Gert Himën, Denis Himën, Suela Bakon, Gjergj Kaçinarin, fëmijët e Akademisë "Robert Radoja" e të tjerë."