'Ose të djegë shpirtin e Neronit, ose kryeqendrën e sotme të Arbërisë'

Saturday, 16 July 2022 11:21

 

Nga Shaban Murati

Një legjendë ilire thotë se pas vdekjes afro dymijë vjet më parë të perandorit romak Neron, që vrau veten sepse e urrenin të gjithë pas djegies që i bëri Romës, shpirti i tij u arratis dhe u fsheh në malet e humbura të Ilirisë.

 

Pas disa shekujsh në zgafellë shpirti i Neronit doli dhe zbriti në kryeqendrën e Arbërisë, ku endet fantazmë mesnatave në rrugët e zbrazura të kryeqendrës arbërore, në pritje të përsëritjes së ngjarjes çmendurore të djegies së Romës, që e futi në histori emrin e Neronit.

 

Legjenda thotë se shpirti i Neronit nuk zbret në ferr pa e parë edhe kryqendrën arbërore të digjet si Roma dikur në gjashtë ditë.

 

Legjenda i jep popullit arbër si rrugëzgjidhje vetëm një alternativë: ose të djegë shpirtin e Neronit, ose të djegë kryeqendrën e sotme të Arbërisë

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...