Aleksandër Mosiu, gjeniu i jashtëzakonshëm i teatrit...

Tuesday, 03 Prill 2018 15:51

Nga Flori SLATINA

Karriera e rrallë e Aleksandër Moisiut është karatezizuar nga një shtrirje në kohë dhe hapesirë. Ajo fillon në vitin 1900, në kulturen austriako   gjermane të teatrit dhe përfundon në teatrin italian të viteve tridhjetë.  Në 35 vjet, ajo kalon kapituj me ndryshim rrënjësor të historisë së teatrit, nga natyralizmi deri tek teatri i Max Reinhardtit, faza e rinimit të teatrit gjerman pas Luftës së Parë Botërore deri tek mjedisi italian i teatrit, i cili karakterizohet nga kulti i tij i jashtëzakonshëm i aktorit të madh. Midis këtyre etapave rruga e Moisiut në turnete e mëdha të viteve njëzetë e çon edhe në vendet e gjysmës së botës (Itali, Rusi, Francë, Angli, Suedi, Norvegji, Zvicër, Shtetet e Bashkuara, Amerika e Jugut etj).Aleksander Moisiu u lind më 2 prill 1879, si fëmija e tetë, i çiftit Amalia dhe Konstantin Moissi në Trieste.  Babai i tij ishte tregtar shqiptar dhe zotëronte mallra bujqësore në Durrës.  Nëna,Amalia de Radio, rrjedh nga Firence.  Me deshirën e nënës familja vendoset në Trieste.  Në këtë udhëtim ai merr me vete pesë fëmijët e tij, midis tyre ishte edhe Aleksandri i vogël, i quajtur Sandrini. Nëna ngelet më bijat në Trieste.  Nga 1883 1887 Aleksandri jeton i padetyruar dhe i lirë në rrethin e familjes së babait të tij në Durrës dhe Kavajë.  Në moshën gjashtë vjeç, ai frekuenton një vit shkollën e mesme në Durrës dhe mëson atje greqisht, në shtëpi flitej shqip.  Nëna natyrisht e mori shpejt birin e saj Aleksandër në Trieste, sepse shqetësohej për edukimin e tij të lirë dhe për zhvillimin shkollor.Fëmijëria pa kokëçarje në Shqipëri pasohet nga sezoni shkollor në Trieste dhe bashkëpërjetimi i rënies financiare të families së tij, e cila nga halli dhe mjerimi detyrohet të marrë shtegtimin.Bashkë me nënën e tij dhe me dy motrat Moisiu shkon në fillim në Grac, më vonë në Vjenë, ku për herë të parë bie në kontakt me teatrin.  Në teatrin e Hofburgut i krijohet mundësia, të fitojë ca para si statist.Vuajtjet e fëmijërisë së tij dhe të rinise   në fillim tek babai në Shqipëri, pastaj prapë tek nëna në Trieste, më vonë tek kushërinjtë e largët në Grac   ka të ngjarë të kenë formuar në mënyrë vendimtare karakterin e tij dhe manifestohen edhe në punën e tij aktoreske.  Moisiun e sheh shumë rrallë të luajë role vërtet të qeshura dhe të pakomplikuar. Të gjitha personazhet e tij të teatrit, qoftë Hamleti, Sesili ose Franc Moor, janë të mbështjella nga një hije melankolie dhe dëshpërimi.Sado të diskutueshme që ishin interpretimet e tij në shtyp dhe publik, Aleksandër Moisiu ka vendosur thekse të reja për artin e tij të aktorit: Për atë pikërisht roli që do luhet është në qendër të vëmendjes së interpretimit të tij.  Atij ai i afrohet në mënyre intuitive dhe plot ndjenjë, për të marrë vesh çdo nuancë të mundur shpirtërore dhe për të mund ta shprehur. Kurrë në lojën e tij asnjë personazh nuk është fare i mirë ose fare i keq.  Në rolet e tij ai kërkon gjithmonë tone të ndërmjetme.  Kur personazhi fiktiv i rolit zotëron tipare veçanërisht të fuqishme të qënies së tij vetjake, atëherë ai arrin gjithmonë rezultat mjeshtëror.  Është e kuptueshme, që  repertori i tij kufizohet në pak role vetjake, të cilat ai i zhvillon dhe i bluan në mendje gjithmonë e më shumë, deri sa ato të jenë bërë pjesë mjeshtërore të artit të interpretimit. Roli i Fedja Protasovit në pjesën “Kufoma e gjallë” e Leon Tolstoit sigurisht hyn tek rezultatet e shkëlqyera të interpretimit.  Ai identifikohet me figurën e Fedjas deri në pikën, që aktori dhe figura artistike shkrihen në një dhe aktori dhe njeriu Moisi ndryshohet nga magjia e rolit në brendësinë e tij më të thellë.Moisiu është   dhe kjo është shumë interesante nga pikëpamja e historisë së teatrit  një nga aktorët e parë të brezit të tij, i cili kapërcen stilin e përkujdesur dhe të preferuar naturalist të aktorit.Karriera e tij e aktorit fillon me një ngjarje të rrallë: Kur Jozef Kainz, ylli i rrethuar nga brohoritjet e teatrit të Hofburgut, në vitin 1899 arrin, që Aleksandër Moisiu fiton të drejtën të paraqitet para komisionit të regjisë së teatrit në Vjen. Doli vendimi për aftësitë e tij aktoreske në komisionin e lartë njëzëri thuhej: “I paaftë për aktor!”Megjithë këtë konstatim asgjesues, Moisiu nuk heq dorë nga shpresa e karrierës së aktorit.  Me anë të një angazhimi në Pragë ai shkon në Berlin në ansamblin legjendar Max Reinhardt.  Shfaqjet e çojnë Moisiun në të gjithë botën dhe argumentojnë famën e tij botërore   natyrisht ai nuk kthehet më në Teatrin e Qytetit të Vjenës.  Pas vitit 1921 ai jep shfaqje në Skenën Popullore Gjermane në Vjenë dhe pas 1925 nën drejtimin e Rudolf Beer, mban një angazhim të vazhdueshëm shfaqjesh.  Midis viteve 1920 dhe 1932 ai luan në Vjenë, në Berlin, role të reja, ku para se gjithash arrin një formë të shkëlqyer në komeditë e Shaw dhe Schnitzler, në dramat e Pirandelos, Ibsenit, Strindbergut dhe Tolstoit   me fjalë të tjera në pjesët pikërisht moderne, në të cilat dramaturgjia dhe efikasiteti i publikut të pjesës mbështetet në karakterizimin më subtil të figurave.Jeta shtegtare si aktor turnesh me repertoret e tij të përhershme të sukseseve të tij në teatrot e ndryshëm të Evropës, të Rusisë dhe Amerikës.  Ndryshimet e pakta të rëndësishme në repertorin e tij barazpeshohen nga stërhollimi i vazhdueshëm i pjesëve të tij mjeshtërore të nxjerra nën Reinhardtin, në sajë të të cilave ai bëhet yll botëror.  Se si e konsideron Moisiu në të vërtetë aktivitetin e tij artistik si mision për jetën, këtë e tregon fakti, që ai, në pikëpamje kronologjike ka qënë i pari aktor gjerman pas fundit të Luftës së Parë Botërore, kështu në Itali më 1918, në Rusi më 1924, në Francë më 1927, në Angli më 1929.Turnetë bëhen kështu etapa të misionit të tij, lajmi që përhap ai nëpër intervista bën fjalë bën paqe nëpërmjet kulturës. Në një intervistë Moisiu përcakton misionin e fjalëve të Gëtes: “Nuk njoh asnjë bashkësi më të vogël, sesa ajo e gjithë njerëzimit”.I kthyer qysh në mesin e viteve 20-të në shënjestër për kritikat e para nazifashiste, ksenofobike të zjarrta që po lindin, Moisiu largohet më 1933 nga Gjermania, për të dhënë debutimin e tij si aktor italian në premierën italiane të Hofmannsthal “Secili”, në Sant Ambrogia në Milano. Pas vështirësive të fillimit ai pushton kritikën italiane, e cila qysh prej kohësh eshtë specializuar në traditën e aktorit, në artin e interpretimit në vetvete.Edhe në Itali Moisiu vazhdon idenë e tij të misionit të paqes nëpërmjet shkëmbimit kuturor dhe përpiqet në mënyra të ndryshme për nxitjen e përkthimit të klasikëve në të dyja gjuhët.  Këtu ai e konsideron veten si hallkë ndërlidhëse të dy kulturave. Më 1935 ai luan rolin e tij të vetëm në një film me zë, rolin kryesor “Lorenzo di Medici”, i regjisorit italian Brignone.  Filmi tregon për cilësinë artistike të Moisiut, tregon gjestikulacionin e tij dhe modulimin subtil të zërit dhe të karakterizimit psikologjit të figurës së interpretuar. Gjeniu jashtëzakonisht i talentuar nga natyra Moisiu në shkollën Max Reinhardt arrin pjekurinë për interpretues subtil të psiqikës njerëzore. Rëndësia aktoreske dhe efekti i Moisiut qëndron para së gjithash në përdorimin virtuoz të zërit.  Me anë të variacioneve minimale të shprehjes në gjestikulacion dhe intonacion ai arrin kështu, të zotërojë detyrën e vështirë të një forme interpretimi të lexueshme qartë, të besueshme, me efekte teatrale të ndjenjave dhe mendimeve të personazheve të tij të skenës.Duke shpjeguar shumë interpretime të tij në lidhje me mendimin e tij personal humanitar bazë, ai arrin, të shkaktojë tek spektatorët e vendeve të ndryshme një reaksion pastrues një katharsis.Brenda “Historisë së aktorit” Moisiu hyn tek aktorët, për të cilët profesioni bëhet thirrje dhe jeta e të cilëve i përket vetëm artit,  si shprehje e aftësisë më të lartë njerëzore.Atje ku teatri dhe jeta bashkohen në mënyrë të tillë dhe njeriu bëhet menjëherë artist për figurën e artit mund ta japësh të drejtë me pak patos të ndershëm Reinhardtit: Aleksandër Moisiu është vërtet aktori.Aleksandër Moisiu vdiq në 22 mars 1935 në Vjenë. Në varrezat Morkotte pranë liqenit Lugano të Zvicrës, ku u varros hiri i tij, ndodhet një pllakë me mbishkrimin e thjeshtë: “Aleksandër Moisiu 1879 - 1935”.Rreth jetës dhe veprimtarisë së tij, janë përkushtuar shumë studiues, artistë, me mijra shkrime, xhirime, koferenca jubilare përkujtimore, buste, etj. Teatri i Durrësit mban emrin e tij. Për nder të Aleksandër Moisiut, jepen urdhra, çmime artistike. Në 1961 u dha titulli “Artist i Popullit”. 
Disa nga kryerolet:1899: Tartufi1990: Cubat1991: Vajza e Orleanit,1902: Mizantropi, Romeo e Zhulieta, Rikardi III, Sirano de Berzherak, Rikardi II,  Shumë zhurmë për asgjë, Henriku IV, Henriku VI,1904: Elektra,1905: Ëndra e një nate vere, Intrigë dhe dashuri, Stuhia, Tregëtari i Venedikut,1908: Mbreti Lir, Klavigo,1090: Hamleti, Faust1911: Edipi mbret, Oresti, Orfeu, 1917: Vdekja e Dantonit,1920: Jul Çezari,1922: Çifutja e Toledos, Kazanova1924: Prometeu i lidhur1935: Nuk dihet sesi (e fundit e pa shfaqur).
 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...