PUSHIMET E NJË NJERIU SERIOZ

E Enjte, 26 Prill 2018 11:54

Tregim nga Mehmet ELEZI


Te bari në taracën e hotelit takova pas shumë vjetësh një shok gjimnazi, që ulej gjithherë në bankën e fundit, duke vëzhguar me sy vezullues, dhe për këtë arsye i thoshnim Xixa. M’u duk pak i hutuar. Më pyeti ç’thonë vajzat, megjithëse e sqarova se kam dy djem. Për time shoqe, që quhet Mira, thoshte Fatmira, një herë tha Fatbardha. Ngatërronte shumëçka të sotme por, siç e dëshmoi fill pas, të djeshmet i kujtonte përnjëmend xixë. Ndërsa e ngacmoja me historitë e rinisë, që po na gjallëronin të dyve, vura re se nga tryeza përballë na ndiqte me vemendje dikush. Një zeshkan fytyrëgjerë, me mustaqe vesh në vesh, fliste e qeshte me zë të lartë me shokët, pa harruar me kthye sytë rregullisht prej nesh. Në një hop qetësie, përshëndeti me krye. Me çka merresh tashti?-Bën turshi, u përgjigj shoku im i gjimnazit. I zënë disi tradhmend prej përgjigjes, mustaqoshi shkundi cigaren dhe shqiptoi qetazi:-Zotni, nuk mendoj se është rasti me u shpotitë. Unë di me kë po flas. Me një intelektual, që shkruan libra. U ndie përplasja e dallgëve në breg.-Për librat e kam fjalën edhe unë, ia ktheu Xixa me një kthjelltësi të habitshme. Sot është vështirë me botue, duhen pare. Kush ka pare, nuk e rruan për librat. Kush merret me librat, s’ka pare. Ky shkruan dhe i le palë në kompjuter. Domethënë librat i shti turshi. Mustaqoshit i vezulluan sytë. Mund të rri dy minuta me ju? U lypi leje shokëve dhe afroi ulësen.-Edhe unë të njoh ty, i tha shoku im i gjimnazit. Zeshkani filloi me tërheqë me dhëmbë një cigare nga paketa, duke këqyrur përnën vetulla.Të njoh qysh në qytetin B. Ke pasur një barakë të vogël Riparim këpucësh te kthesa, ku mbaronte Rruga e Blinave. Edhe mustaqe ke pasur, por i mbaje të vogla. Të kritikonin nëpër mbledhje, të detyronin me i rrumcallë. Ke pasur një dhëmb të rënë përpara, thoshin s’e ve qëllimisht. Por hakun ta jepnin të tërë. Mustaqja është mjeshtër, thoshin. Ta bën këpucën të re, edhe në ia çofsh të rrenuar, si spec të kalbur. Mustaqoshi dëgjonte i shtangur. Po befasohesha edhe unë me imtësitë që rendiste me saktësi Xixa.-Ke pasur edhe një huq. Unë të mbaj mend pikërisht prej atij huqi.-Huq? Unë jam njeri serioz, s’pija kurrë në orar të punës.-Ka edhe huqe të tjera, përveç pijes. -As me femra s’merresha.Prit, kam qenë futbollist me të rinjtë e qytetit, kishim ardhur për ndeshje. Qyteti juaj përmendej për vajza të bukura. U veshëm e u pispillosëm si garipa për xhiron e fundjavës. Duke u tundur shetitores e duke kullotur sytë, më lëviz taka e këpucës, e ndiej se po shkoqet. Vetëm ato këpucë kisha. Pyes dikë dhe turrem te ti. Eja pas një ore, the. Ç’ne pas një ore usta, një gozhdë të shkretë ke me ngulë. Punën time e di vetë, jam njeri serioz unë, i kam caktuar orar burrit të botës. Vijove me i mëshue shollës me çekiç. Mund të më bësh nder, nuk jam i këtushëm, kemi ardhur për ndeshjen e do të largohem me ekipin. Tashti ndryshon puna, the, ç’numër e ke këmbën? Prit, mbath këtë, është e dikujt që ia kam ndrequr, qenka njësoj si jotja (asokohe një model këpucësh kishte për të tërë). Ik bëj qejf tashti, pse me pritë kot këtu në një këmbë, si rosak? Pas një ore e ke gati. Apo ke takim me ndonjë vajzë? S’erdha pas një ore, erdha pas tri orësh. Ma mbarove takën, usta? Ulu pak, s’ta kam marrë ende në dorë, ta mbaroj fill. Sa të përcjell këtë shokun, s’po ia gjej këpucën, ia kam ndrequr qysh pardje. I përmbyse të gjitha, kot, e fsheh qoftëlargu! Çove kryet duke sharë nëpër dhëmbë, pastaj i mëshove ballit. Jam bërë kungull fare, i ke ti këpucët e këtij, hë, rrinte mirë? Urdhëro, të re flakë ta kam bërë, i the tjetrit. Ndërsa ti, ulu këtu. Erdhi ora me e mbyllë, por pa ta bërë edhe ty si të re, nuk shkulem. Jam njeri serioz unë. Si t’u dukën vajzat e qytetit tonë?-Kështu bëje shpesh, vijoi Xixa. Jepi njërit këpucën e ndrequr të tjetrit, mbathe, shko bëj pazarin, mos humb kohë kot. Eja në orën kaq dhe merr tënden!Edhe miqtë e tij të tryezës po qeshnin me lot. Mustaqoshi i zeshkët tundi kryet.-Me burrat mbase, tha. Me gratë kurrë. Kam qenë njeri serioz unë.Vijuan mahitë. Edhe shokët e tij të tryezës shtuan ndonjë ndodhizë të ngjashme. -Tash dëgjo, u kthye nga unë mustaqoshi i zeshkët. Shkruaj një libër. Një pëllëmbë të trashë shkruaje, jo dosido për kalamaj. Ta paguaj unë botimin, kokërr në kokërr. Domethënë ta sponsorizoj. E di ku më gjen? Atje ku shiten këpucë të përdorura, i ndreq vetë, kam edhe punëtorë, i bëj dritë, këpucë për dhëndërr i bëj. Ja kartvizita. E bëj me zemër, jam njeri serioz unë, s’kam nevojë për kurrkënd, kam firmën time. Ah, po, një nder dua prej teje. Kur të dalë, dua një libër me nënshkrimin tënd. Ta mbaj në zyrë, t’ua tregoj të gjithëve. Tashti më falni, ju preva kuvendin, birrat i keni prej meje.Tërhoqi ulësen te tryeza e miqve të vet, ktheu kryet kah deti dhe ma shkeli syrin:-Perëndim i bukur, apo jo?

2017

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...